Dëbora e orëve të fundit shoqëruar me temperatura të ulëta që kanë shkuar deri në – 7 gradë celsius ka sa shkaktuar dëme të konsiderueshme në drufrutorë.
Për specialistin e mbrojtjes së bimëve në Drejtorinë rajonale të ekstensionit bujqësor Arben Hysolli, dëmi më i madh është shkaktuar në bërthamoret e hershme, kryesisht në kumbulla, kajsi, pjeshke dhe qershi.
“Parashikohet të shkojë deri në – 8 gradë celsius që do sjellë ndikim patjetër në druftrutoret. Ndikimi i këtyre temperaturave të ulëta, nga kohëzgjatja, nga kultivari dhe faza e zhvillimit fenologjike.
Sa më shumë të zgjatë kjo temperature aq më i madh do jetë dëmi në druftrutore. Në këtë kategori hyjnë kulturat bërthamore, kumbulla, kajsia, pjeshka, bajamja të cilat më temperaturat e ulëta në minus 7 parashikohet të kenë dëm serioz”– tha Arben Hysolli.
Nga këto reshje dhe temperatura të ulëta sipas Hysollit, nuk kemi dëme në mollë pasi është në fazën e parë të lulëzimit.
“Te kultura e mollës jemi në fazën e sythave dhe këta parashikohet me këtë temperatura mos kemi dëme pasi kjo temperaturen nuk i prek. Edhe tek qershia mund të ketë dëmtime rreth 40% ndërsa kumbulla dëmi më i pritshëm”
Pas 72 orëve pritet të ketë një konkluzion me të saktë për dëmet e shkaktuara.