Devoll : gjendet një person i pajetë në afërsi të kufirit, mbi fshatin Ponçarë.
Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizë. Pritet identifikimi i këtij shtetasi, rreth 60 vjeçar, e më pas do të bëhen edhe hetimet mbi zbardhjen e rrethanave që kanë sjellë vdekjen e tij.