Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Dhorka 104 vjeçe – sekreti i jetëgjatësisë, fëmija i 7-të Edi Rama 

    Aktualitet April 23, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dhorkë Dhespollari është nëna e 6 fëmijëve (dy çupa e katër djem), gjyshe me 18 nipër e mbesa, stërgjyshe e 17 stërnipave dhe mbesave.

    Lindi në prill të 1920-ës në Vithkuq. Afro 20 vite jepte mësim në zonën e Kolonjës kundër analfabetizmit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ladi, djali i saj, që është miku im, më ftoi në drekën familjare për 104 vjetorin e të ëmës. Ja pranova me siklet. “Ç’do flas unë me 104 vjeçare” – mendova. Por u suprizova.

    Kur i fola, e ngrita pak zërin, kisha hall a do më dëgjonte.

    “E de mja më thërrite, ule zërin se të dëgjoj.”

    -Dhorkë, 104 vjeç sot. Gëzuar. Ç’të të uroj unë ty tani?

    “Të kem me shëndet fëmijët. Të kenë shëndet nipërinjtë e mbesat.”

    -Ashtu qoftë. Po qënke e fortë Dhorkë. Si gocë e re.

    “More shakaxhi, unë jam veterane lufte. Kam patur edhe pushkë edhe abetare në dorë unë.”

    -Prandaj erdhe të jetosh në Greqi... (I bëj pak ironi me buzëqeshje).

    “Më sollën me zor. Mua këta më plakën, fëmijët që më sollën këtu. Unë nuk flas greqisht.”

    -Po cili është sekreti i jetëgjatësisë Dhorkë?

    “Merru me punën tënde. Nuk e vret mendjen hiç për të tjerat. Gjeta burrë të mirë, bëra 6 fëmijë, ndihmova njerëzit e kaq”.

    -Do ketë e ndonjë “hile” tjetër kjo punë, se këto i bëjnë të tërë njerëzit.

    “Epo, shto edhe që të ndjekësh Edi Ramën në televizor, të të sjellin fëmijët fruta e ç’të të verë mëndja, edhe ja kaq”.

    -Pse e do Edi Ramën ë?

    “E kam fëmijën e 7-të. Do shkoj ta takoj këto ditë në Athinë.”

    -Po nuk bëhen xhelozë fëmijët tënd për atë?

    “Le të bëhen po ua mbajti, se ja tregon ai qejfin”

    Mori telefonin. Doni ju që Edi Ramën ndiqte vërtet. Epo, nuk e di sa do rroni po e ndoqët Edi Ramën por e sigurtë është që Dhorka e jeton jetën siç ja do kokrra e qejfit. Bashkë me Edi Ramën!

    Shkruar nga Xhensil Shkembi

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.