Dhurimet vullnetare të gjakut vijojnë të ngelen në të njejtat nivele me vitin e kaluar. Edhe pse fatmirësisht, tek banka e gjakut pranë Spitalit Rajonal në Korçë, nuk ka pasur mungesa në raste nevoje, apeli që vjen është për shtimin e dhuruesve vullnetarë.
Roens Kita, infermier pranë Bankës së Gjakut në Korçë, thotë se kohët e fundit kanë pasur dhurime edhe nga grupe studentësh apo personel i institucioneve të ndryshme, ndërsa i bën apel qytetarëve që të dhurojnë gjak pasi nuk sjell asnjë shqetësim shëndetësor.
Edhe për vetë qytetarët, dhurimi i gjakut është një akt human që çdokush është mirë ta bëjë
sinkron qytetar.
Përgjatë këtij viti janë shënuar 1300 dhurime vullnetare pranë bankës së gjakut në Spitalin Rajonal të Korçës, prej të cilëve vetëm 25% janë dhurime vullnetare.


