Në Qarkun e Korcës ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe pse nuk jepen shifra zyrtare numri i të rinjve që konsumojnë lëndë narkotike nga të lehtat deri tëk të fortat vitet e fundit ka pësuar rritje dhe ulje të moshave që i konsumojnë.
Për t’iu treguar të rinjve sidomos gjimnazistëve se cfarë pasojash vijnë nga përdorimi i drogës, dy të rinj Stivi dhe Xhoi të cilët kanë pasur varësi nga drograt e forta kanë zgjedhur që të dalin me zë dhe figurë përpara tyre me qëllim që tiu shpjegojnë pasojat. Ata janë ndalur në Pogradec ku u kanë treguar të rinvje të këtij qyteti se si u përfshinë nga shoqëria në përdorim droge dhe arritën deri sa të shesin edhe shtëpinë.
Të dy të rinjtë shpjegojnë se shkaku kryesor i nisjes së konsumit ishte shoqëria e tyre, duke shkaktuar drama të mëdha tek familjarët e tyre. Por qëllimi i tyre tashmë është që të shpërndajnë mesazhin që dorgën mund ta lësh.
Në Qarkun e Korcës vetëm nga të dhënat e fundit janë 150 persona që marrin metadon në qendrën e Korcës, ndërsa për numrin e përdorueseve nuk ka të dhëna të sakta por mendohet që të jetë disafish më i lartë.