Policia Rrugore në kuadër të masave për aksidentet rrugore ka arrestuar 3 shtetas të cilët drejtonin mjetet në mënyrë të parregullt, konkretisht pa leje drejtimi.
Ja deklarata e DVP Korçë;
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
- A. R., 41 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Podgorie, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa;
- A. R., 63 vjeç, banues në Sheqeras, Maliq, pasi u kap në aksin rrugor “Libonik-Sheqeras”, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet;
- R. P., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.