Sezoni i vjeshtës vijon të tërheqë turistë të shumë vendas dhe të huaj më së shumti në fundjavë. Favorizuar dhe nga temperaturat e ngrohta, Driloni mbetet zona më e preferuar për të gjithë. Qetësia dhe pamja e re që të ofron kjo zonë turistike bën që shumë qytetarë nga Tirana, Durrsi, Elbasani, Lezha ta vizitojnë për të kaluar orë qetësie mes ajrit të pastër, shpendëve, ngjyrave të vjeshtës dhe një vozitjeje me varkë, duke iu larguar zhurmave të qyteteve të mëdha.
Në asnjë sezon nuk mungojnë edhe të huajt, tashmë zgjerimi i sipërfaqes së Drilonit dhe mundësia për të pedaluar në brendësi apo rreth liqenit lë shije të mirë tek të huajt.
“Kemi qëndruar me kamping, erdhëm dje në Pogradec, erdhëm që nga Greqia, do shëtisim me biçikletë edhe përreth liqenit. Parku ishte i këndshëm, vërtet një vend fantastik“. tha një turist hollandez.
Me investimet e kryera së fundmi më Drilon krahas bukurisë natyrore janë shtuar rrugicat për shëtitje dhe pedalim, janë vendosur hapsira argëtimi për fëmijët dhe struktura druri për të pushuar.
Zgjerimi sipërfaqes për shëtitje deri pranë fshatit Guras ka bërë që edhe orët e qëndrimit aty të rriten, e bashkë me këto restorantet dhe shërbimi janë në nivele shumë të mira.