Edhe në 2 pallate të tjerë në Drithas të Maliqit, ka nisur puna për termoizolimin e tyre. Kjo punë vjen si faza e dytë e punimeve të projektit të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për sistemin kapot, me qëllim përmirësimin e efiçencës së energjisë.
Kryetari i bashkisë Maliq bën me dije se veç termoizolimit, në Drithas do të kryhen edhe disa ndërhyrje të tjera për të përmirësuar kushtet e jetesës së banorëve .
Këto pallate të cilat i janë nënshtuar punimeve për termoizolimin, janë ndërtuar rreth 50 vite përpara dhe deri tani, në fasadën e tyre nuk janë bërë ndërhyrje, çka e bëri të nevojshme kryerjen e këtyre punimeve, edhe për anën estetike të tyre