Korçë – Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke vjedhur një tapet bari artificial.
Sipas DVP Korçë, specialistët e Hetimit të Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Romeo Merdiku, 26 vjeç
• Jari Latka, 20 vjeç
Të dy të rinjtë, banues në Korçë, dyshohet se kanë kryer vjedhjen, ndërsa tapeti i vjedhur është sekuestruar si provë materiale.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit;
Romeo Merdiku 26 vjeç, dhe Jari Latka 20 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një tapet bari artificial, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme ligjore.


