Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, SPAK luajti rol pozitiv

    May 12, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Dyqane, dy biznese dhe apartamente! Pazar me pacientët me kancer, ja 13 pasuritë e kirurgut të Onkologjikut, Edmond Gashi

    Aktualitet July 6, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Apartamente, garazhe, llogari bankare dhe dy biznese, janë të regjistruara në emër të kirurgut të Onkologjikut, që “peshkonte” në shtet pacientët e sëmurë me kancer dhe i çonte në klinikën e tij private, duke i bërë operacionet me lek.

    TIRANA- Edmond Gashi, kirurgu i Onkologjikut që u bë i famshëm pas hetimeve të prokurorisë së Tiranës, rezulton të ketë mbi 13 pasuri të ndryshme në Tiranë, pasuri këto që kanë ngjallur dyshime mbi burimin e të ardhurave financiare të doktorit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Apartamente, garazhe, llogari bankare dhe dy biznese, janë të regjistruara në emër të kirurgut të Onkologjikut, që “peshkonte” në shtet pacientët e sëmurë me kancer dhe i çonte në klinikën e tij private, duke i bërë operacionet me lek.

    Për këtë fakt ndaj kirurgut është ngritur akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe Edmond Gashi është lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Nga verifikimet e gazetarit Elton Qyno ka rezultuar se në emër të kirurgut Edmond Gashi, janë regjistruar dy biznese.

    “Gashi-Medical” është një kompani e regjistruar në vitin 2021, ku 90 për qind të aksioneve i zotëron Edmond Gashi, ndërsa 10 për qind të kuotave të mbetura i zotëron vëllai i tij, Floren Gashi.

    Ky biznes ka si objekt tregtar:”…Import-Eksport dhe tregtim me shumicë dhe pakicë i pajisjeve mjekësore dhe laboratorike, kiteve dhe reagentëve, aksesorëve të nevojshëm, si dhe dhënia në përdorim dhe me qira të aparaturave etj…”.

    Ndërkohë një tjetër biznes është klinika “Medical Clinic MEGIS”e regjistruar në vitin 2019, ku edhe këtu 90 për qind të kuotave i disponon doktori Edmond Gashi, ndërsa 10 për qind të aksioneve i disponon Manjola Gashi.

    Në emër të Edmond Gashit janë të regjistruar dy garazhe me sipërfaqe prej 21 m2 secili në zonën e Yzberishtit. Një dyqan me sipërfaqe 34 metra katror në zonën e Yzberishtit. Një apartament 62 metra katror në zonën e Yzberishtit.

    Gjithashtu disponon një tjetër apartament po në Yzberisht me sipërfaqe prej 90.4 metra katror. Edmond Gashi, disponon apartament me sipërfaqe 50 m2 në emër të vëllait të tij, Eduard Gashi, Anila Gashi, Fatbardha Hasani.

    Kjo pasuri është me barrë hipotekore në favor të Drejtorisë Rajonale Tatimore për pjesën takuese të Anila Gashi. Ndërkohë në emër të Edmond Gashit dhe Manjola Gashit, është regjistruar një pasuri prej 110 m2 me vlerë prej 47 mijë euro.

    Edmond Gashi disponon dhe një dyqan me vlerë financiare fillestare prej 45 mijë euro në zonën e Yzberishtit. Një tjetër apartament me sipërfaqe 62 m2 është regjistruar në emër të Gashit në vitin 2022 në Yzberisht. Gjithashtu, në emër të Edmond Gashit, është i regjistruar dhe një automjet “Benz-Mercedez” E300DT.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, SPAK luajti rol pozitiv

    May 12, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, SPAK luajti rol pozitiv

    May 12, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025

    “Fatkeqësia e demokratëve, qëndrimi i kryetarit”, Ngjela: Rama e ka marrë forcën nga rënia e PD. Berisha i përgatitur për…

    May 12, 2025

    Reagon Ivi Kaso për incidentin në Pogradec

    May 12, 2025

    Policia e Korçës nis hetimin për një parti në Korçë

    May 12, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025

    Policia e Korçës nis hetimin për një parti në Korçë

    May 12, 2025
    Më të klikuarat

    Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Qatrom, një automjet del nga rruga – shoferi në gjendje kritike

    May 8, 2025

    Aksident i rëndë në Boboshtice, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

    May 8, 2025

    Vazhdon sherri në Pogradec – përfshihen familjarët

    May 11, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.