Muharrem Orhan, 72 vjeç nga fshati Rëmbec i bashkisë së Maliqit për shkak të djegieve të shumta është dërguar me urgjencë drejt repartit të djegieve dhe plastikës në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet ndërkohë që i biri Dorjan Orhan, 35 vjeç, sipas burimeve pranë spitalit rajonal të Korçës ndodhen në reaminacionin e këtij spitali.
Burime të siguruara thanë se në momentin kur punojësit e karburantit e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës për të mos patur situatë më të rëndë në karburant, 72 vjeçari ka patur të vendosur rripin e sigurimit çka e ka patur të vështirë për të dalë në kohën e duhur nga mjeti i përfshirë nga flakët ndërkohë që djali i tij ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.


