Korçë ; Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr 13 të qytetit të Korçës.
I moshuari bëhet me dije se është 82 vjeçari Skënder Kita, I cili prej një muaji kishte humbur kontaktet me familjarët. Burime pranë policisë bëjnë me dije se Kita është gjetur i pajetë brenda në banesë ndërkohë që prej vitesh jetonte i vetëm. Grupi i hetimit po punon për zbardhjen e ngjarjes edhe pse paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nuk janë gjetur shenja dhune ne trup.