Është arrestuar një 63 vjeçar nga qyteti i Korçës pasi ka vjedhur pije alkoolike dhe produkte në një market të qytetit.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas për veprën penale të vjedhjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 63 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.17, Korçë, u kap duke vjedhur pije alkoolike, në një market.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas, më datë 12.04.2024, kishte vjedhur disa produkte të tjera, në këtë market.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.