Është dëmtuar dekori i qytetit në Zonën Këmbësore.
Në prag të çeljes së sezonit turistik atëherë kur Korça pret vizitorë të shumtë, këto akte nuk tregojnë qytetarinë korçare dhe ia shëmtojnë pamjen qytetit.
Ftojmë qytetarët që t’i denoncojnë këto raste dëmtimi, si dhe ju bëjmë apel institucioneve përgjegjëse për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj ngjarje të shëmtuar.