Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Eli Fara, zëri i ëmbël dhe bukuria e përjetshme korçare

    Korçë July 4, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ishte 16-vjeç kur një nga muzikantët më të mëdhenj korçarë Pavllo Sholla, shumë prej të cilëve e quanin ‘lali’, bashkë me Josif Mingën, e vendosën të këndojë një këngë vaji. Sholla i kërkoi sërish ta këndonte dhe pastaj e regjistroi me kasetofon. Kaq mjaftoi që ai ta përzgjidhte dhe ta dërgonte në provat e Ansamblit “Skënderbeu”, për të marrë pjesë në Festivalin e Gjirokastrës. Ishte viti 1983 dhe Eli Fara studionte për kanto në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço”.

    Që prej atij festivali, ku u paraqit me dy këngë “Nënockë s’të vjen keq” dhe “Ballët me sedef”, nisi karriera e saj që ka pësuar vetëm ngjitje, kurorëzuar me disa çmime. U përzgjodh sërish pas 5 vjetësh, në 1988, për të marrë pjesë në të njëjtin festival. Është përfshirë në shumë aktivitete të zhvilluara në qytetin e Korçës dhe në festivalet kombëtare. Në 1989 ka marrë pjesë në festivalin e muzikës popullore, realizuar nga Vera Grabocka në RTSH, ku fitoi çmimin e parë. Ka marrë pjesë në Festivalin e Këngës, në Netët e Klipit Shqiptar, në Kënga magjike etj. Është nderuar me çmimin “Mjeshtre e Madhe” nga presidenti i Republikës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Eli Fara nuk është vetëm një këngëtare që ka ditur t’i këndojë dhimbjes, siç ishte kënga “Qeraxhi i Grebenesë”, i cili u bë kolonë zanore e filmit shqiptar “Vitet e pritjes”, por ka ditur t’i këndojë edhe dashurisë edhe gëzimit, ku të shumta janë këngët folklorike dhe popullore të zonës dhe kryesisht jugut, si ishte dhe “25 gërshtat”. Ka publikuar disa albume dhe videoklipe, si dhe ka bërë bashkëpunime me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare.

    E lindur më 21 maj të 1967 në Drenovë të Korçës, Eli Fara është rritur mes 4 fëmijëve, nga dy prindër të përkushtuar dhe me shumë dashuri për familjen. Mbi të gjitha ata ishin dashamirës të muzikës dhe siç ka treguar këngëtarja, ata këndonin shpesh në raste familjare këngë polifonike dhe kishin zë shumë të bukur. Talenti dhe zëri i Elit spikati në familje dhe në shkollë, prandaj edhe ajo vazhdoi studimet për kanto. Gjatë viteve të shkollës së mesme, jeta e saj do të marrë një tjetër rrjedhë. Do të dashurohet dhe do vendoset në familjen e bashkëshortit, ndërsa kur ishte 18-vjeç do të sjellë në jetë vajzën e saj të vetme, Marina. Në këtë kohë punonte si mësuese e ciklit të ulët në fshatin Dërsnik dhe disa fshatra të tjerë, e njëkohësisht ndjekë studimet e larta me korrespsodencë, për cikël të ulët në Elbasan.

    Pas divorcit, do t’i rikthehet sërish këngës e do të bëhet e njohur jo vetëm për qytetin, por edhe gjithë Shqipërinë. Ndër vite, jeta e saj është ndarë mes Tiranës dhe Amerikës, pa harruar Drenovën. Herë pas here merr pjesë në organzime e shfaqje të ndryshme televizive, është aktive në koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe ka sjellë këngë e bashkëpunime të bukura, siç ishte kënga “Dashuria” me tenorin Kastriot Tusha.
    Pavarësisht viteve që kalojnë, Eli Fara mbetet një nga zërat më të ëmbël, më të veçantë që ka përfaqësur denjësisht këngën folklorike.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025

    Simpozium shkencor në Universitetin e Korçës në nderim të intelektualit Llazar Fundo

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025

    Gruri, kultura mbizotëruese në fushën e Maliqit – Bashkëpunim me QTTB Lushnjë për kultivarët me rendiment të lartë

    May 20, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025
    Më të klikuarat

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025

    “Ajo e listës së mbyllur çirrej në fushatë për listën e hapur”/ Koçibelli, akuza për kandidatët e PD-së

    May 15, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.