Çmimi i druve të zjarrit këtë vit në Korçë ka pësuar ulje. Në krahasim me një vit më parë një kubik tregëtohet nga 1800-2000 lekë, kurse metri i druve të gjata varjon nga 4500-5000 lekë.
Sipas tregëtarëve të pikave të tregëtimit të lëndës drusore, bëhet e ditur se ka pasur një ulje të numrit të blerësve pasi pjesa më e madhe e qytetarëve po preferojnë ngrohjen me energji elektrike. Vetë banorët shprehen se kjo mënyrë ngrohjeje është më ekonomike.
Por ka edhe nga ana të cilët për vite me radhë i qëndrojnë besnikë ngrohjes me dru, pasi sipas tyre kjo është më e shëndetëshme.
Ulja e interesit të qytetarëve për të blerë dru për ngrohje, ka ardhur pasi një pjesë e tyre zgjedhin mundësi të tjera alternative, duke përfshirë këtu edhe gazin.