Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës është përfshirë në një skandal të vërtetë. Pedagogët zihen me njeri-tjetrin në rrjetet sociale duke përdorur gjuhë rrugaçësh.
Blind.al disponon mesazhet në grupin e komunikimit në whatsapp dhe nëse nuk do të dihej fakti që janë pedagogë do të dukej sikur një grup rrugeçësh po shahen me fjalor ordiner.
Institucionet e edukimit, ku qytetarët paguajnë taksat dhe çojnë fëmijët e tyre për tu shkolluar dhe për të dalë në jetë, mund të thuhet me plot gojën se është kthyer në një arenë ku pedagogët nuk kursejne të përfshijnë në konfliktet verbale as bashkëshortet.