Probleme me energjine elektrike paraqiten prej disa orësh në nënstacioni i Mollasit në Ersekë i cili furnizon 17 fshatra të bashkisë së Kolonjës dhe fshatra malore të Korçës si Panariti, Trebicka e Gravocka.
Grupe nga OSSHE janë nisur drejt nënstacionit por situata paraqitet e vështirë për shkak dhe të errësirës.