Një 40-vjeçar nga qyteti i Ersekës është proceduar penalisht nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij. Ngjarja është referuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, të cilët kanë dërguar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të të moshuarës apo rrethanat konkrete të dhunës, por thekson se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.