Fshati Dvoran i bashkisë së Korçës është i njohur për prodhimin e mollës, aty ku çdo vit për këtë prodhim mbahet edhe një festë
Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë banorët e zonës por e turistë të huaj festuan duke shijuar panairin, produktet bio, punimet artizanale dhe muzikën
“Unë vij nga Italia, kemi ardhur disa ditë në Korçë dhe dëgjuam rastësisht për festën e mollës. Disa miq ma dërguan njoftimin, nuk kam qenë ndonjëherë në festa mollësh më parë por duket bukur. Me pëlqen molla shqiptare, ka disa varietete gjithashtu atmosfera këtu “
Por festë” e hidhur ” është për fermerët që kultivojnë mollën, pasi në krahasim me vitin e kaluar, këtë sezon molla u shit më lirë dhe nën kosto
” Vitin e kaluar çmimi ishte shumë i lartë, 60-80 lek kg, ndërsa sot varion nga 35-50 lek kg. Fermerët kanë dalje me humbje sepse faktori kryesor është shitja, finalizimi. Kostot ishin të larta e fitimet e ulëta. Këtu ne festojmë sepse kemi traditë, është e trishtim sepse prodhimi kishte një çmim jo të kënaqshëm “
” Në krahasim me vjet, sivjet është më pak. Vjet ishte më 60 lek ne frigorifer, këtë vit më 35 lek. Nuk është puna se kemi dalë me fitim, por nuk ke çfarë bën. Nuk ka alternativë tjetër. Të gjejë mënyra e tregje në vende të tjera për eksport”
“Gjrndja më problematike në zonën tonë janë dokumentacionet, djemtë e rinj nuk hyjnë dot ne skemat kombëtare, jemi fshat i vetëm që nuk morëm asnjë fond. Këtë vit pak që kemi mbetur, pjesa tjetër e dha për në treg. Shitet nën kosto, jemi në këtë rrugë, nuk heqim dot dorë kollaj. Nuk e kemi grurë e bëjmë misër. Është investim 30 vjeçar. Thirrje ministrisë për djemtë e rinj, kanë nevojë per mbështetje”
Molla e starkikës, goldes, roneta dhe fuxhi janë më të shijshmet që prodhohen në këtë zonë, me një cilësi të lartë por për fermerët molla këtë vit është “pa shije” për shkak të çmimit shumë të ulët


