Java e tretë e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme me dy takimet e fundit, Dinamo City – AF Elbasani dhe Tirana – Egnatia.
Në stadiumin “Elbasan Arena” Dinamo City fitoi ndaj AF Elbasanit me rezultatin 2-1. Tirana dhe Egnatia nuk shkuan më shumë se një barazim me rezultatin 1-1 në stadiumin “Niko Dovana”.
Të shtunën u zhvilluan edhe tre takimet e tjera të kësaj jave. Ndeshja Laçi – Bylis u mbyll në barazim pa gola 0-0, ndërsaa Skënderbeu mori fitoren e parë në sezonin e ri, pasi triumfoi në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Vllaznisë.
Partizani regjistroi triumfin e dytë radhazi, pasi mundi Teutën në stadiumin “Niko Dovana” me rezultatin 2-0. Pas javës së 3-të, Egnatia vazhdon të kryesojnë me 7 pikë, ndërsa ndiqet me një pikë më pak nga Partizani i vendit të dytë.
Ndërkohë Skënderbeu mban vendin e 4-të me 4 pikë, po aq sa Elbasani, Bylis dhe Vllaznia. Tirana, Dinamo dhe teita kanë kuotë të njëjtë pikësh, 3, ndërsa mbyll tabelën skuadra e Laçit që në 3 ndeshje ka arritur të grumbullojë vetëm 2 pikë.