Kompania e parë në Shqipëri që përdor Inteligjencën Artificiale për të trajnuar këtë teknologji me produkte reale dhe xhirime autentike për krijimin e skenave 3D.
Çdo skenë, e frymëzuar nga një botë sureale, është kthyer fillimisht në skenografi mikro-realistike, që më pas është bërë baza për të nxitur imagjinatën përmes AI.
Personazhi kryesor, një djalë aventurier, është surpriza e këtij spoti. Ai është receta-bërësi, vizionari, dhe krijuesi i botës së tij sureale, përmes së cilës ndërton shije unike.
Jo rastësisht, kemi përfshirë katër stinë, duke theksuar se produktet me shije autentike FIX janë të vlefshme për konsumatorët gjatë gjithë vitit.