Shpërthimi i një bombule në një banesë në Fshat Maliq ka shkaktuar 4 të plagosur mes të cilëve dhe një fëmijë 8 vjeçar
Të plagosurit e tjerë janë nga mosha 26-32 vjeçare, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për mjekim të specializuar.
Nga shpërthimi të dëmtuarit kane marre djegie në pjesën e fytyrës.
Jetnor Mucollari, kryefamiljari i kësaj banese tregon se gjithçka ka ndodhur në momentin e ndërrimit të kokës së bombulës.
Nisur nga ngjarje të tilla që nuk kanë qenë të pakta, policia e Korçës u ka kërkuar qytetarëve që kanë zgjedhur të ngrohen me gaz të bëjnë kujdes në përdorimin e tyre.


