Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    FT Skënderbeu dhe Tirana ndahen në barazim me gola/ Acarime në fushë, ndeshja ndërpritet për disa minuta

    Aktualitet July 31, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu-Tirana 2-2
    Shënues: Bismark 7’, Nikaj 23’/ Ndreca 80’, Ismajli 88’
    SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Ramos, Vangjeli, Rabiu, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Nikaj, Bismark, Rashica. TRAJNER: Ivan Gvozdenoviç
    TIRANA: Selmani, Arhan, Dembele, Mici, Përgjoni, Jonuzi, Soler, Abah, Haxhiu, Prenga, Ëalid. TRAJNER: Bledi Shkëmbi

    Skënderbeu dhe Tirana ndahen në barazimin 2-2 në një miqësore plot tension në fushën e lojës në mesin e pjesës së dytë, aq sa u desh që takimi të ndërpritet për më shumë se 4 minuta.
    Një super Skënderbe është parë sot në fushën e lojës dhe një Tiranë që luajti vetëm në 10 minutat e fundit ku përmbysi disantazhin e dy golave, përmbysje që erdhi pas disa ndërimeve në fushë te Skënderbeut.
    Momentet e sherrit në fushë dhe sharjet nga tribuna ndaj Gledi Micit, sikur ja prishën paksa bukurinë kësaj miqësoreje që Skënderbeu në fakt meritonte fitoren, pasi kryesonte 2-0 për 80-të minuta.
    Ndeshja nis me dëshirë më të madhe për Skënderbeun që shikon më shumë nga porta e Tiranës dhe qarkullon më shumë topin.
    Qysh në minutën e 7-të do të vinte goli i avantazhit teksa pas një goditjeje dënimi topi në zonë goditet saktësisht me kokë nga Bismark dhe 1-0 shumë shpejt për Skënderbeun.
    Në minutën e 13-të është sërish Skënderbeu që ka një rast të mirë, ku Merlim direkt nga goditja e këndit gjuan dhe kroson njëkohësisht por grushton Selmani.
    Është Tirana që ka mundësi të mirë në minutën e 18-të, por grushton Alia pas krosimit të topit në zonë.
    Në të 22-ën minutë është Shaqe që provon brenda zonës së Tiranës gjuan dhe topi përfundon mbi tranversë.
    Do të vinte edhe goli i dytë në minutën e 23-të, ku pas një zbritjeje të shpejtë është Ardit Nikaj që del përballë portës mike, gjuan dhe topi devijohet nga Selmani dhe 2-0
    Një minutë më vonë është Tirana që ka një rast të pastër me anë të Haxhiu që përballë portës bën më të keqen e mundshme gjuan mbi tranversë, duke shpërdoruar një rast të pastër shënimi.
    Në minutën e 30-të Tirana humbet kapitenin Përgjoni pas një dëmtimi në këmbë duke e detyruar të largohet nga fusha e lojës.
    Në të 32-ën minutë është Ermir Rashica që futet bukur në zonë në krahun e majtë të sulmit, godet pjertazi, por është Selmani që e devijon topin në këndore.
    Tirana zgjohet vetëm në minutën e 38-të ku është Arhan i ardhur nga mbrojtja që godet me kokë por mbi tranversë.
    Mbyllet pjesa e parë me fitoren e pastër të Skënderbeut 2-0.
    Në pjesën e dytë në 10 minutat e para sërish Skënderbeu ka më shumë dëshirë e qarkullon më shumë, ndërkohë që Tirana duket e lodhur.
    Në të 52-ën minutë është Skënderbeu që ka një rast të artë shënimi, ku Vangjeli merr një asis në zonë del përballë portës, gjuan por vetëm rrjeta e jashtme shpëton Tiranën nga pësimi i një tjetër goli.
    Super Bismark për Skënderbeun në minutën e 62-të. Marshon drejt Portës del përballë Selmanit dhe në momentin e fundit nuk arrin të dërgojë topin në kuadrat. Shpëton përsëri Tirana.
    Në minutën e 73-të pati një acarim total në fushë për rreth 3 minuta, ku një duel mes Micit dhe Rabiut bëri që ndeshja të degradone pasi Mici ju sul Rabiut.
    Këtu u deshën ndërhyrjet e të dy kampeve dhe tifozët që të gjithë kanë sharrë në kor Micin. U desh vërtet shumë që ndeshja ti rikthehej normalitet, falë ndërhyrjeve të të dy klubeve.
    Momente që nuk I takojnë një ndeshjeje futbolli.
    Ndeshja dukej se nuk qetësohej në shkallët e stadiumit dhe kapiteni Bledi Shkëmbi ndëron Micin duke e ulur në pankinë në mënryë që të mos acarohej situata.
    U desh minuta e 80të që Ndreca pas një krosi dhe gjuajtje njëkohësisht të ngushtonte diferencën në 2-1.
    Tirana sulmon sërish dhe dy minuta nga fundi shënon me anë të Ismajli një tjetër futbollist që erdhi nga stoli.
    Përfundimisht një 2-2 në miqësoren e luksit në stadiumin “Skënderbeu”, por vërtet u pa një super Skënderbe në fushën e lojës dhe një Tiranë që nuk doli në lojën e vet.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Minutat dhe rastet
    7’ – Goditje dënimi për Skënderbeun në krahun e djathtë të sulmit. Juri Merlim fut një top të saktë në zonë për Bismark që gjuan me kokë i pamarkuar dhe topi prehet në rrjetë. 1-0 për Skënderbeun.
    13’ – Goditje nga këndi për Skënderbeun është Merlim që kroson rezikshëm në zonë nga goditja e këndit dhe grushtimi i portierit Selmani bën që të shpëtohet porta e Tiranës.
    22’ – Shaqe ka një rast të pastër në zonë, por gjuan mbi tranversë.
    23’ – Zbritje e shpejtë për Skënderbeun. Është Ardit Nikaj që del përballë portës gjuan dhe topi devijohet dhe përfundon në rrjetë. 2-0 për Skënderbeun.
    32’ – Është sërish Skënderbeu që ka rast të pastër me Ermir Rashicën, por diagonal në krahun e majtë, gjuan te shtylla pingule dhe grushton Selmani.
    38’ – Goditje këndi për Tiranën. Topi në zonë dhe Arhan gjuan me kokë mbi tranversë.
    52’ – Skënderbeu ka një tjetër mundësi të mirë këtë herë me anë të Kosta Vangjeli që për pak sa nuk shënon i ndodhur në zonë, por topi godet vetëm rrjetën e jashtme.
    62’ – Është sërish Skënderbeu që ka një rast të pastër shënimi, por Bismark pas një aksioni model për pak sa nuk shënon, topin e lëshon pak më parë dhe përfiton Selmani.
    80’ – Në minutën e 80-të është Tirana që për herë të parë zbret rezikshëm në krahun e djathtë dhe Ndreca në formën e një krosimi në zonë është ai që shënon golin e parë.
    88’ – Është Ismajli që del i zbuluar në zonën e Skënderbeut lëshon një predhë dhe shifrat barazohen në 2-2.
    Një barazim i pamerituar për Skënderbeun që e “mbyti” Tiranën në të gjitha drejtimet, por që ndërimet sollën edhe barazimin e Tiranës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Legjenda e kishës së Shën Marenës

    June 24, 2023

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.