“Të gjithë në borë” ishte aktiviteti që bëri bashkë këtë fundjavë disa të rinj në skipistën e Dardhës, me qëllim përhapjen dhe masivizimin e sportit të skive në të gjithë vendin dhe për të gjitha moshat.
Pista e skive në Dardhë është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri që bën të mundur ushtrimin e sporteve dimërore, duke u kthyer në një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë sezonit të dimrit.
Së bashku me skipistën që do të ndërtojmë së shpejti në Korçë do të plotësojmë të gjitha standardet e garave olimpike, por edhe rritjen e numrit të turistëve vendas e të huaj që zgjedhin Korçën për të pushuar.