Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Gëzuar Shën Marinë

    Korça + August 15, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    E enjte, 15 gusht 2024 – Shenjtori i ditës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    FJETJA E HYJLINDËSES MARI. Dëshmor Tarsizi në Romë.

    – FJETJA E HYJLINDËSES MARI –

    Kur i pëlqeu Krishtit Perëndisë tonë të merrte pranë vetes nënën e Tij, dërgoi një engjëll (sipas disave, bëhet fjalë për Kryeëngjëllin Gabriel, ashtu si në ditën e Ungjillëzimit. Supozohet që kjo ngjarje të ketë ndodhur rreth 11 vjet pas ngjalljes së Krishtit, kur e Tërëshenjta ishte në moshën 59-vjeçare), 3 ditë më përpara për t’i dhënë këtë lajm. Kur iu afrua, engjëlli i tha Hirplotës: “Ja çfarë deklaron yt Bir: Ka ardhur koha të të marr pranë Vetes, Nëna ime. Mos u turbullo nga ky lajm, por më tepër gëzohu, sepse do të shkosh në jetën e përjetshme”. Hyjlindësja i priti me gëzim këto fjalë dhe, me dëshirën e zjarrtë për të shkuar tek Biri i saj, shkoi në Malin e Ullinjve për t’u lutur në qetësi, ashtu siç bënte shpesh. Ndodhi një mrekulli e çuditshme: në çastin kur e Tërëshenjta mbërriti në majën e kodrës, pemët e mbjella përreth përkulën degët e tyre duke nderuar e duke lavdëruar Nënën e gjithë botës. Pasi u lut, ajo u kthye në shtëpi në malin Sion (sipas shumë autorëve, shën Maria banonte në shtëpinë e shën Joan Theologut në Sion).

    Pasi u kthye në shtëpi, gjithçka u drodh. E gjithë shtëpia ndriçoi dhe, duke lavdëruar Perëndinë, thirri prindërit dhe fqinjët e saj. I rregulloi të gjitha, gjithashtu edhe shtratin e vdekjes dhe urdhëroi të bëhej gati gjithçka që ishte e nevojshme për varrimin. U dha lajmin e largimit në qiell grave që kishin ardhur dhe si provë tregoi degën e palmës që engjëlli i kishte dhënë, si simbol i fitores së paprishjes. Njerëzit e pritën këtë lajm me lot e vajtim, duke iu lutur së Tërëshenjtës të mos i linte jetimë, por ajo i siguroi duke u thënë se edhe në qiell do të lutej për ta.

    Me këto fjalë gratë ndalën lotët dhe shpejtuan përgatitjet. Përveç kësaj, nëna e Zotit u dha dy vejushave, që e shoqëronin, dy veshjet e saj të vetme. Papritur, shtëpia u tund nga një zhurmë e ngjashme me atë të bubullimës dhe u mbush me re, të cilat sollën apostujt nga tërë skajet e tokës. E gjithë Kisha ishte e pranishme mistikisht me anë të apostujve për të kremtuar varrimin e Nënës së Zotit. Me lot në sy i thanë Hyjlindëses: “Nëse do të qëndroje në botë dhe do të jetoje mes nesh, do të kishim një ngushëllim të madh, o Mbretëreshë, do të ishte si të shihnim Birin tënd e Zotin tonë.

    Por meqë tani kjo është sipas vullnetit të Tij, ti do të ngjitesh në Qiell, ndërsa ne do të vajtojmë e do të qajmë ashtu si tani. Por gëzohemi për gjithë atë që është ruajtur për ty”. Shën Maria u përgjigj: “O nxënës dhe miq të Birit dhe Perëndisë tim, mos e ktheni gëzimin tim në trishtim, por varroseni trupin tim dhe ruajeni në pozicionin që do të shtrihem në shtratin e vdekjes”. Në këto fjalë mbërriti në vend ena e zgjedhur, apostull Pavli. I ra ndër këmbë së Tërëshenjtës për ta nderuar dhe i drejtoi këto fjalë lavdërimi: “Gëzohu, Nënë e Jetës, qëllimi i predikimit tim, sepse, megjithëse nuk e pashë aspak Krishtin trupërisht, duke të parë ty, besoj se po sodit Atë Vetë”. Pasi tha përshëndetjet e fundit, e Tërëshenjta u shtri në shtratin e vdekjes, i drejtoi lutje të nxehta Birit për ruajtjen dhe paqen e botës. Më pas, u dha bekimin apostujve dhe hierarkëve (të cilët shoqëronin apostujt) dhe dha shpirtin e saj të bardhë e më të ndritshëm se drita në duart e Birit e Perëndisë së saj, i cili iu shfaq i shoqëruar nga kryeengjëlli Mihael dhe fuqitë engjëllore.

    Fjetja e saj ndodhi pa vuajtje e ankth, ashtu si dhe lindja. Petroja, korifeu i apostujve, psali himnin funebër dhe shoqëruesit ngritën trupin dhe, me pishtarë e himne, shoqëronin kortezhin bashkë me shën Joan Theologun, i cili qëndronte në krye e mbante palmën e lavdisë. I dëgjonin engjëjt, të cilët bashkonin zërin e tyre me atë të njerëzve, e u duk sikur toka dhe qielli ishin mbushur me lavdërim për nder të së Tërëshenjtës. Ajri u pastrua nga ngjitja e shpirtit të saj në qiell, toka u shenjtërua nga trupi i saj dhe shumë të sëmurë u shëruan.

    Duke mos duruar këtë ngjarje, krerët e judenjve nxitën njerëzit e popullit që të shkonin e të rrëzonin trupin e Hyjlindëses. Por drejtësia hyjnore e ndëshkoi planin e tyre të keq, prandaj të gjithë u verbuan. Njërit prej tyre, priftit Jefonias, më të guximshmit, i cili tentoi të prekte shtratin e shenjtë, iu prenë të dyja duart nga shpata e zemërimit hyjnor dhe krahët i mbetën të varur në shtrat. I penduar nga ky ndëshkim, Jefonia besoi me gjithë zemër dhe nga fjala e Petros u shërua e u bë një nga shoqëruesit e tyre. Degën e palmës, që iu dha Nënës së Zotit, ai e vuri mbi sytë e shokëve të tij dhe i shëroi nga verbëria shpirtërore e fizike.

    Apostujt e varrosën trupin e së Tërëshenjtës Mari në kopshtin e Gjetsemanisë dhe qëndruan atje për tri ditë, ku dhe lutjet e tyre ishin të shoqëruara nga himne engjëllore. Por njëri nga apostujt (sipas disave, Thomai) nuk ishte me ta në varrim dhe mbërriti në Gjetsemani ditën e tretë dhe nuk mundi të ngushëllohej që s’e pa dot për herë të fundit trupin e shenjtë të Hyjlindëses. Kështu, me pranimin e apostujve të tjerë, vendosën të hapnin varrin e të nderonin trupin. Sapo u hoq guri, të gjithë u befasuan, sepse trupi nuk ndodhej më atje dhe pëlhura ishte bosh.

    Ishte një dëshmi se Nëna e Zotit ishte ngjitur në qiell, te Biri i saj, pra se ishte ngjallur dhe trupi ishte bashkuar sërish në qiell me shpirtin. Maria, “bija e Adamit”, por që u bë me të vërtetë “Nëna e Perëndisë” dhe “Nëna e Jetës” duke lindur Atë që është Jeta e vërtetë, kalon nëpërmjet vdekjes. Por vdekja e saj nuk është një humbje, sepse, me ngjalljen e Krishtit, i cili u dha vullnetarisht te vdekja për shpëtimin tonë, dënimi i Adamit u bë “vdekje jetëdhënëse” dhe burim i një jete të re. Kështu, varri i Gjetsemanisë u shfaq si një “dhomë nusëroreje”, ku është kryer dasma e paprishjes.
    Shpirti i saj i pastër, kur u nda nga trupi, u bashkua me Dritën hyjnore dhe trupi, pasi qëndroi për pak kohë në tokë, u ngjall me hirin e Krishtit të ngjallur. Ky trup shpirtëror u pranua në qiell si tempulli i Perëndi-Njeriut, si froni i Perëndisë. Prandaj ngjitja e saj në qiell është shkaku i gëzimit të të gjithë besimtarëve të cilët kanë marrë garancinë se në personin e saj e gjithë natyra njerëzore bëhet mbajtëse e Krishtit dhe është thirrur të banojë me Perëndinë.

    Tregohet se, gjatë varrimit, apostujt u mblodhën për një drekë vëllazërore dhe në vendin e Krishtit vunë një copë bukë në formë trekëndëshi. Por, në çastin kur thirrën emrin e Krishtit, siç e kishin zakon, dëgjuan nga lart në qiell të Tërëshenjtën që thoshte: “Gëzohuni, sepse do të jem me ju deri në ditët e fundit të jetës”. Të gëzuar, apostujt thirrën së bashku me një zë: “E Tërëshenjtë, Nënë e Zotit, shpëtona!”
    Prandaj kjo është origjina e shërbesës së Ngjitjes të së Tërëshenjtës, që kremtohet në manastire pas mbarimit të drekës, në ditët e festave.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Legjenda e kishës së Shën Marenës

    June 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.