Instituti i Gjeoshkencës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve në vijim pritet të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë territorin e vendit.
Sipas njoftimit bëhet me dije se në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Fierit dhe Vlorës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane pritet të shfaqen probleme me përmbytjet e lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve,
Instituti i Gjeoshkencës kërkon rritjen e gatishmërisë të të gjitha strukturave për përballimin e emergjencave të shkaktuara si pasojë e reshjeve të shiut si dhe të ndiqen me prioritet çështjet si mëposhtëm:
Raportimi në kohë dhe në vazhdimësi pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.
Vlerësimi paraprak i situatës si dhe planifikimi për mbështetje duke u bazuar gjithmonë sipas prioriteteve: mbrojtja e jetës se njeriut, pasuritë kombëtare, trashëgimia kulturore, infrastruktura kritike etj.
Rritja e vigjilencës dhe reagimi në kohë i strukturave operacionale.
Ndjekja në terren nga sektorët e emergjencave në nivel vendor.
Njoftimi i popullatës që mund të preket nga emergjenca dhe aktivizimi i planeve te evakuimit në emergjenca dhe aktivizimi i planeve të evakuimit në rast se është e nevojshme. Lutemi shpërndarjen e informacionit me bashkitë që janë pjesë e qarkut tuaj.