Një 77-vjeçare është gjetur pa shenja jete këtë të hënë në banesën e saj në rrethin e Kolonjës. E moshuara jetonte e vetme në shtëpi, pasi fëmijët e saj ndodhen në emigrim jashtë vendit.
Sipas të dhënave të para, policia ka ndërhyrë në banesë pas njoftimit të marrë nga një fqinj i të moshuarës. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, grupi hetimor nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.
Dyshimet për shkaqe natyrale
Paraprakisht dyshohet se 77-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat, ndërsa pritet kryerja e procedurave mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.


