Profesori i njohur korçar Gjergji Çikopana feston sot ditëlindjen, duke shënuar një rrugëtim të gjatë të lidhur ngushtë me historinë e arsimit në qytetin e Korçës.
I diplomuar për Matematikë në Universitetin e Tiranës, prof. Gjergji Çikopana ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e brezave të nxënësve dhe zhvillimin e shkollës korçare.
Për 14 vite me radhë, ai drejtoi gjimnazin e njohur “Raqi Qirinxhi”, duke u shndërruar në një figurë me peshë të veçantë për institucionin dhe komunitetin e qytetit.
Foto ilustruese.


