Këtë pasdite Gëzim Topçiu u ndal edhe në fshatin Pirg. Ai e ka nisur që herët fushatën e tij dhe po bën takime me banorë të zonës.
“Takimi me komunitetin është shumë i rëndësishëm për t’u njohur me problematikat, shqetësimet dhe prioritetet në vazhdim”,-tha ai.
Ndërkohë kundërshtari i tij, Alfred Gega, është më pak aktiv dhe duket se nuk ka nisur ende lojën e vet të fushatës zgjedhore. Edhe 3 javë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 majit, a ka mjaftueshëm kohë ai?