Një person është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se ka konsumuar helm për minj në Vlorë.
Ngjarja është raportuar në lagjen “Topana” të qytetit bregdetar. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ambulanca për t’i ardhur në ndihmë qytetarit.
Personi është transportuar me shpejtësi drejt spitalit për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore vijon të raportohet e rëndë.
Foto ilustruese.


