HISTORIA E THEMELIMIT TË KORÇËS.
Një përmbledhje interesante që tregon që zanafilla e qytetit të Korçês daton shumë më herët se sa pretendohet, qysh nga shekulli i X.
(Nga Junik Dushku)
Autori e ka shtrirë shkrimin e tij ne tre statuse, por për arsye të gjatësisë si shkrim kemi hequr statusin nr 1 që ka të bëjë me temat dhe materialet ku autori e mbështet shkrimin e tij. Nëse dikush shfaq interes ne po e postojmë te komentet.
STATUSI 2 :
Historia e themelimit te Korçës.
Ne kete status do te trajtoj ne menyre me te detajuar permbajtjen e pikes 1 :“Dokumentat Historike” vetem per dy dokumente dhe ne statuset e tjere do trajtoj me rradhe edhe dokumente te tjera. Kjo per arsye te mos zgjatjes.
Me keto dy dokumente, historia e Korces , vjen nga perpara vitit 1280 dhe vazhdon deri ne vitin 1431.
1. “Memorja” ose Kodiku I vitit 1510
“Memorja” eshte shkruar nga Gjon Muzaka, princ i Epirit dhe mban datën 1510, u zbulua për herë të parë nga historiani gjerman Charles Hopf, në bibliotekën brankaçiane të Napolit në 1863. Ai e botoi të plotë më 1873 në librin “Chronique Greco-Romanes” (Kronikat Greko- Romane…e shqiperuar)
“Memorja”, ka një vërtetësi të lartë mbasi përputhet dhe me shkrimet e M.Barletit e Dh.Frengut.Ajo eshte plotesuar edhe ne vazhdim nga pas ardhesit e tjere te Muzakajve.
Ne kete shkrim, emri i qytetit të Korçës, permendet qysh në shekullin e XIII ,nën zotërimin e princit shqiptar me origjinë nga malësia e Korçës(Opar),siç ishte Andrea Muzaka i I, me titullin “Sebastokratōr”,në vitet 1280-1313.
Shpjegimi (Sebastokratōr) : ishte një titull i lartë gjyqësor në Perandorinë Bizantine. Gjithashtu është përdorur edhe nga sundimtarë te rajoneve te tjera qe kufizoheshin me Perandorinë ose ishin brenda sferës së saj të influencës
Në pjesën e testamentit,Gjon Muzaka, i lë djalit të tij, Andrea Muzaka, trashëgim rajonin e Korçës dhe qytetin e Korçës. Ai konkretisht shkruan:
“Ty Zot Andrea, po të lë Tomoricën, me gjithë fshatrat Serki, Midigni e Serezi dhe Dushkarin, Oparin dhe Lavdarin, Marjanin dhe Voskopobeçin dhe gjithashtu çkuptohem, siç thashë me krahinën Oparit dhe të Lavdarit, deri në fshatin Marjan të lartpërmendur dhe gjithashtu të lë Devollin e Madh (sot krahina e Korçës) me qytetin Korça e vendin Sovjan”.
Pra,ne këte fragment percaktohet se Sundimtari i parë i qytetit të Korçës ka qënë Andrea Muzaka I,me titull “Sebastokratōr”dhe me steme qe sipas po ketij kodiku ,po citoj : “Duhet ta dini se qysh nga kohët antike, stema e derës sonë ka qënë një burim i gjallë i cili rridhte në tokë në dy anë dhe ky ishte krroi i Epirit për të cilin kanë shkruar shumë njerez ,që njëri shuan një pishtar dhe tjetri të shuarin, e ndez. Pastaj kanë patur shqiponjën me dy krerë të kurorëzuar me yll në mes ashtu siç e dini ,e qysh atëherë e kemi mbajtur në luftra e ceremoni”
Stema e hershme e muzakajve gjendet dhe sot në qytetin që dha shpirt Gjon Muzaka, mbi murin e një vile në rrugën San Xhiovani në Franka vila Fontanes në Brindizi, Itali. Stema e hershme është e kaltër me burimin jetëdhënës të argjendtë, që rrjedh nga të dy anët dhe me nga një pishtar po të argjendtë.
Stema e re e Muzakajve gjendet e gdhendur në kishën Santa Maria Kordia, në Mesagne në Brindizi, Itali.
Ky document flet shume me gjere edhe per origjinen e tyre,per prijesit sipas periudhave,per zoterimet e tyre etj por per temen tone,mendoj se me kaq eshte e mjaftueshme per te kuptuar se Korca,ne kete periudhe ka qendera kryesore e banimit dhe per rreth saj edhe fshatrat,gjithmone ne trajten e kohes kur permendet.
2. REGJISTRI TURK i KORÇËS, KONICES DHE PERMETIT (1390-1431)
Një dokument tjetër shumë i rëndësishëm dhe shumë i saktë për historinë e qytetit të Korçës dhe trevës u zbulua në 1954 në arkivat e Stambollit, i cili vite më vonë u përkthye nga Vexhi Buharaja.
Ky rregjister, perbehet ne original prej 167 faqesh ne gjuhen osmanishte.Shqyrton cdo “timar” ose “ciflig” ne vecanti persa I perket numrit te shtepive dhe pronave te seciles familje (te krye familjarit). Fitimi I prones, per secilen shtepi, eshte pasqyruar edhe me dokumentin perkates.Por per temen tone,do ti permbahemi vetem per Korcen si qytet ( kalaja) dhe Peshkopine si fshati ngjitur me te.
Ky dokument vërteton katërcipërisht se qyteti i Korçës ka ekzistuar me fizionominë e plotë të një Qyteti mesjetar shumë përpara pushtimit turk, duke mbështetur dhe informacionin që na jep Muzaka në memorjen e tij.
Në këtë rregjistër që në fillim të vilajetit të Korçës është rregjistruar qyteti i Korçës, si pjesë e Hassit (feudit) në zotërim të subashit (autoriteti më i lartë ushtarak i vilajetit) të Korçës dhe konkretisht në këtë rregjistër në faqe 69 në origjinal shënohen se sa shtepi,sa vejusha,sa te pa martuara dhe sa te ardhura ( ne akce) kishte ky qytet.
Ndërsa në faqen 92 të këtij rregjistri jepet dhe pozita e qytetareve të Korçës të cilët patën siguruar dekret nga sulltan Mehmeti I në 1417 i cili mendohet të ketë qëndruar në Korçë, gjatë fushatës së tij për në Vlorë, si dhe një dekret nga Sulltan Murati II. Në këtë faqe është bërë ky shënim për qytetarët e Korçës:
“Të pafetë (të krishterët) që banojnë me shtëpi në kalanë e Korçës, bëjnë roje në Kala, kanë në dorë berate (dekrete) të Sulltanit të mëparshëm dhe të Sulltanit të kohës sonë që të jenë të falur e të çliruar nga haraçi dhe nga detyrimet e tjera ligjore”.
Pasazhet e mësipërme të rregjistrit turk të vitit 1431, flasin qartë për Kalanë e Korçës, e cila është bërthama e këtij Qyteti. Këtë Kala,kur hyri Turqia në fund të shek XIV e gjeti të ndërtuar, të banuar nga të krishterët, bile dhe në gjendje jo të mirë sepse kish nevojë për riparime gjë qe tregon vjetërsinë e saj. Kjo gje, eshte permendur edhe tek “Memorja” e Muzakajve ne shek e XIII.
Në rregjistrin turk është pasqyruar qartë edhe Peshkopia,ajo është timar (çiflig) i Peshkopit të Korçës, autoriteti më i lartë fetar i të krishterëve, si dhe pjesa tjetër e fshatit,timar i kadiut të Korçës, që ishte autoriteti më të lartë i administratës civile. Ja si pasqyrohet ky fshat në këtë rregjistër në faqen 84 në origjinal:
“Timari i Peshkopit të Korçës, e paskan gëzuar peshkopët e mëparshëm me pjesë nga fshati Peshkopi shtëpi 7 të ardhura 370 akçe…”.
Në faqen 73 në origjinal: “Timari i kadiut të Korçës, pjesë nga fshati Peshkopi – hassa: vreshta 1, shtëpi 71, vejusha 9, të pamartuar 7, të ardhurat 630 akçe”.
Nga keto fragmente, nxirret një konkluzion i rëndësishëm për vjetërsinë e qytetit tonë. Në të tregohet qartë që Korça ka qënë qëndër peshkopale shumë vite përpara pushtimit turk. Aty bëhet fjalë për shumë peshkopë të mëparshëm, përpara këtij rregjistrimi dhe Peshkopija ka qënë më parë çiflig i peshkopit të Korçës, ashtu siç ishin pajisur në mesjetë gjithë peshkopatat e krahinave.
Së fundi në këtë rregjistër pershkruhet edhe një vendbanim tjeter me emrin “Gjorliçe e Re”, ose Varosh i Korçës (lagjia e jashtme e kalasë së Korçës) banorët e të cilit kishin të njëjtin status me banorët brenda kalasë në këtë regjistër.
STATUSI 3
Historia e Themelimit te Korçës.
Duke mare ne konsiderate edhe variantet e tjera qe flasin per temen e themelimit te qytetit, pavaresisht se kush e ka shkruar por edhe se cfare faktesh dokumentare ka paraqitur per kete, une paraqita ne statuset e mia te mepareshme, ne menyre te permbledhur ( me shume veshtiresi ) , kronologjine historike dokumentare te prejardhjes se treves,krijimit te qytetit dhe pozites shoqerore qe gezonte Korca ne ato vite.
Pra deri me tani, se bashku jemi ne vitin 1431 .
Vetem mbas 45-50 vitesh, pra rreth vitit 1476-1480, ne historine e Korces , prezantohet edhe figura e Iliaz Bej Mirahorit.
Wikipedia, e prezanton keshtu,ne faqen e saj emrin e tij :
“ Ilias Bej Mirahori
Iljaz Hoxha, njekohesisht i njohur si Iljaz Bej Mirahori, ishte nder te paret Shqiptare Jenicere , dijetar, dhe mesuesi personal i sulltan Bayezid II ne Perandorine Osmane. Hoxha ishte martuar me vajzen e Mehmet II dhe ishte drejtues ne sanxhakun e Korçës.[1]
Biografia
Iljaz Koja lindi ne Panarit, Rrethi i Korces dhe hyri ne sherbimin e Jenicereve ne kohen e sundimit te Murad II.
Ai ishte nje nder njerzit me besnike te perandorit Mehmet II, dhe iu dedikua sherbimit te perandorise kunder forcave shqiptare, nen drejtimin e Skenderbeut. Ne vitin 1453 roli i Iljaz Hoxhes ishte Rrethimi i Kostandinopojes i cili i dha edhe titullin Mirahor (Gjeneral). Me vone ai do te merrte edhe titullin Mirahor Evel (Gjeneral i Pare). Prandaj edhe tek Osmanllinjte njiheshe me emrin Iljaz Bey Mirahor. Pas pushtimit , atij ju dhurua sanxhaku (ndarje administrative) i Korces. Nen urdhrat e Mehmet II ai e zhvilloi Korcen per ta bere ate nje qender kulturore dhe garnizoni. Ai ndertoi atje edhe xhamine e pare.
Referencat
Xhamia e Iljaz Mirahorit
^ a b The mosque of the founder of Korçë to be restaured shqip: Restaurohet xhamia e themeluesit të Korçës. Vepror Hasani (11 qershor 2008). Vizituar në 27 mars 2010.
^ Mytevelinj the beys who founded Korca shqip: Mytevelinjtë – bejlerët që hodhën themelet e Korçës. Raimonda Moisiu. www.osdir.com. Vizituar në 25 mars 2010.”
Por le te vazhdojme te pasqyrojme historine :
Për të mbështetur dokumentin e Muzakajve, ne po përmendim edhe disa dokumenta të shkruara të tjera të shekullit të XV dhe të XVI.
Megjithëse këto dokumenta datohen pas pushtimit Turk, deri në kohën e Iliaz Bej Mirahorit, tregojnë që Turqia e gjeti Korçën si një qytet të formuar dhe rivendosi në të administratën e pushtimit.
• Dokumenta të këtyre kohëve janë Dekretet e Sulltan Bajazitit II, për Iliaz Bej Mirahorin.
• Një dokument “Ankese e qytetarëve dhe e administratës ushtarake e civile të qytetit të Korçës drejtuar Portës së Lartë kundër Iliaz Beut” (përkthyer nga Selami Pulaha)
• Një dokument Venecian ku përmendet Korça etj.
Le të citojmë me rradhë dokumentet e mësipërme.
Pjesë nga Dekreti i Sulltan Bajazitit të II për caktimin e kufijve të pronës së Iliaz Beut e shqiperuar
“…Beut të sanxhakut të Janinës, Iliazit – i lartë qoftë gjithnjë, – i pata bërë pronë personale fshatin e quajtur Peskepia që është në vartësi të Korçës … për ti caktuar kufijtë, i dërgova urdhër të lartë Kadiut të Korçës dhe Kadiut të Bilishtit …”
Më poshtë dokumenti vazhdon se si duhet të veprojnë të dy kadinjtë dhe të cilët sipas urdhërit Sulltanor kanë vendosur shenjat e pronës së Iliaz Beut.
Nga përshkrimi që kanë bërë në dokumente, kadiu i Korçës dhe i Bilishtit, kufijve të pronës, del qartë se trualli ku shtrihej qyteti i Korçës së bashku me bashtinat e vreshtat, anashkalohen nga këta kufij dhe si gjithë truajt e qyteteve te asaj kohe,janë prona sulltanore per rrjedhoje nuk jane pronë e Iliaz Beut.
Në këtë dokument përmendet dhe kalaja e Korçës. Le të citojmë një pjesë të përshkrimit të dy kadinjve në këtë dokument:
“… Dhe prej këtu (kufiri) nëpër vendin e Dukës së Korçës del në përruan e Emborjes shkon përpjetë më anën e lindjes … prej këtej shkon brenda vreshtave nga muri i rëzuar nga Kalaja, të druri i thanës dhe puqet me vreshtin e kaurit Kristo. Prej këtej vazhdon drejt dhe kalon midis kodrës së vogël të quajtur Koria e Vogël…”
Më poshtë po citojmë një dokument të përkthyer nga i nderuari Selami Pulaha dhe botuar pjesërisht nga Pirro Thomo në librin “Korça urbanistika dhe arkitektura”. Përmbajtja e këtij dokumenti na jep të dhëna mbi strukturën urbanistike e shoqëroro – ekonomike për qytetin e Korçës, deri në fund të shek XV me ardhjen e Iliaz Beut.
Në këtë dokument bëhet fjalë për një kërkesë ankesë për pazarin që Dizdari (komandanti i kalasë), Subashi (autoriteti më i lartë ushtarako – policor) i Korçës; muhtesibi (mbledhësi i taksave të pazarit), ushtarët e kalasë dhe banorët e qytetit të Korçës i drejtojnë Portës së Lartë për çështjen e pazarit. Në të thuhet:
“Qysh se qe pushtuar Korça, pazari ka qënë pronë e Kalasë. Mirpo Koxha Mirahori prishi pazarin dhe hamamin, mori kazanin (që prodhohej avulli) dhe pazarin e shpërnguli në fshatin pranë qe eshte dhe pronë e tij (peshkopi)…”
Duke qënë pranë Kalasë,brenda në qytet dhe pranë Xhamisë së Sulltan Mehmetit I,tregu qe gjallëruar dhe pat marrë një pamje të hijshme. Mirpo tani që tregu u shpërngul nga vendi i mëparshëm banorët që banonin rreth tij u shpërndanë,ne Xhami nuk kishte kush të falej me dhe të ardhurat nga taksat e pazarit u pakësuan. Trimat e djalit të Mirahorit e Sefer Beut (nipi) u bënin njerëzve në pazar, zullume të mëdha. Për shkak të këtyre zullumeve zanaçinjtë u larguan nga tregu. Banorët e Kalasë dhe të qytetit në dimër nuk mund të vinin (kapërxenin) në treg.
Më poshtë dokumenti na bën të ditur se banorët e qytetit të Korçës kishin arritur të nxirrnin një ferman nga Sulltani (Bajaziti) që pazari të rikthehej në vendin e meparshem tek sheshi para Kalasë (sot sheshi para hotel turizimit) por ky urdhër nuk u zbatua.
Një dokument tjetër i kësaj kohe është dhe jetëshkrimi i personalitetit Johan Koduni 1577 (Veria), i cili flet për emigrimin e korçarëve në këtë kohë një nga të cilat ishte dhe familja e tij. Ja një pasazh i shkurtër i dhënë nga Lluk Karafili në revista “Leka”:
“Emigrantë të shumtë shqiptarë i dha Maqedhonis Korça. Nga Korça që në kohë të Iliaz Beut … ishin të shtrënguar të largohen nga Atdheu…”
Korça përmendet dhe në një dokument Venetikas,ditaret e M. Sanutos botuar nga Injac Zamputi në “Dokumenta të shekullit XV” dok. 340 që mban datën 20 Korrik 1499. Aty jepen lajme të ndryshme rreth lëvizjeve dhe pregatitjeve të turqve, po citojmë:
“… dhe ushtria tokësore po vjen drejt Filibes e Shkupit dhe pastaj në Korçë tri ditë larg nga Korfuzi”.
Dhe nje tjeter document pasqyron se Korça ka pasur në shek e XV një pazar të zhvilluar. Këtë na e konfirmon “ligji i taksave boç (taksa që merren për mallrat e pazarit) në Korçës”. Ky ligj gjendet në rregjistrin osman të Kosturit. Rregjistri përmban normat e taksave të pazareve të Verjas, Servios, Hurupisht (Argos), Kosturit dhe të Korçës.
Këtë e përktheu dhe e dërgoi,studiuesi nga Bullgaria,shqiptari Thoma Kacori dhe gjendet në bibliotekën Kombëtare, Kirili e Metodi në skedën NBKM Vëll, i 16 (22). Në këtë ligj bëhet fjalë për taksat e ngarkesave me shumicë dhe pakicë, mallra artizane dhe ushqimor, kasapë, bagëti dhe deri për taksën e shitjes së rrobërve, në pazarin e Korçës.
Pra dokumentacioni historik I kohes flet qarte per nje qytet , per nje zhvillim , per nje urbanistike.
Gjithçka qe permendem me lart permblidhet me nje fjali . Kjo eshte Korca historike !
(Foto ilustruese).