Një 49 vjeçar nga fshati Biranj ka humbur kontaktet me familjen ndaj e për këtë motra e tij 66 vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vëllait të saj.
Burime të siguruara pranë policisë së Korçës bëjnë me dije se sipas verifikimeve në sistemin TIMS 49 vjeçari ka hyrë para disa ditësh nga Greqia në drejtim të tokës shqiptare por nuk ka patur kontakt me familjarët perfshi dhe motrën e tij.
Në këto rrethana ka kërkuar ndihmën e policisë e cila është vënë në kërkim për gjetjen e tij.
Sipas verifikimeve në sistemin TIMS nuk rezulton të ketë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë


