Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur, një defekt në nënstacionet elektrike Zëmblak dhe Elbasan ka lënë pa energji qytetet e këtyre dy qarqeve e për pasojë me mijra familje dhe biznese.
Sipas komunikimeve me OSHEE konfirmohet defekti por nuk dihet nëse kemi të bëjmë me avari të rëndë ose jo, në rast se avaria është e rënd pritet që vonesa të jetë e gjatë pëe rikthimin e energjisë.
Ndërkohë që temperaturat janë shumë të larta dhe shumica e bizneseve janë në sezon turistik, 2024 ofron edhe avari të tilla të cilat të kujtojnë vitet e zeza të 2000 ës kur energjia mungonte me ditë të tëra.