Një 40 vjeçar dyshohet se ka marrë djalin e tij nga ish-bashkëshortja e vet, kur ajo e ka marrë kujdestarinë e djalit me vendim gjykate.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e gjykatës, i ka mbajtur ish-bashkëshortes së tij, djalin e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.