Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Polici Edison Adri kthehet nga Italia, e viziton Skender Hita

    September 9, 2026

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kandidate për deputete në listën e mbyllur të PS në Korçë, Romina Kuko: Këto zgjedhje kanë vlerë për dekadat e ardhshme

    Aktualitet May 1, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidatja e PS në listën e mbyllur në Korçë, Romina Kuko, e ftuar në studion e News 24, komentoi zgjedhjet e 11 majit. Kuko tha se zgjedhjet më 11 maj janë të rëndësishme edhe për dekadat e së ardhmes, pasi lidhen me integrimin e vendit në BE.

    “Këto janë zgjedhje që vlejnë për dekadat e ardhshme. Sigurisht që edhe për qeverinë e PS ka kritika, por ne përpiqemi të bëjmë më të mirën. Në tre mandate janë bërë shumë gjëra, janë ndërtuar shkolla, spitale, infrastruktura ka ndryshuar, pagat janë rritur, edhe pensionet sigurisht do të shikohen që të rriten. PS dhe në lista ka shumë të rinj.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nga Akademia politike e PS kemi nxjerrë zv ministra, kemi nxjerrë të rinj që kanë spikatur. Ka edhe shumë shqiptarë që kthehen në Shqipëri, kthehen nëse ata vlerësohen dhe iu premtohet një jetë e mirë”, tha Kuko.

    Më tej, Kuko deklaroi se PS është një parti e vjetër, por se Partia Socialiste është freskuar dhe ka një program të ri.

    “Nuk më është ngacmuar nervi që të merrem me partitë e reja politike. Disa prej tyre përpiqen të sjellin disa mesazhe, por shumë nuk e kanë mundësinë që të dërgojnë gjërat përpara. Ka parti populiste, por duhen edhe njerëz. Një parti ka nevojë edhe për një program elektoral. Një parti ka nevojë për frymë, nuk mund të frymëzosh me të njëjtën retorikë që përdorin “të vjetrit”.

    PS është partia dhe më e “vjetër”, edhe më e re. Kjo, sepse përshtatet me kohën. PS është parti e vjetër, por ka program të ri. Ne merremi shumë me punët tona, jo me punët e kundërshtarit. Unë dhe gjatë kësaj kohe angazhohem dhe në postet që mbaj. Ne jemi këtu për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe për të zgjidhur këto probleme. Ne presim që të marrim shumë vota edhe nga diaspora, sepse kemi bërë shumë punë edhe për këtë gjë, pasi ne e konsiderojmë diasporën një pjesë të kombit shqiptar”, u shpreh ajo.

    Në fund, Kuko tha se SPAK po lufton krimin elektoral në këto zgjedhje, duke thënë se e vlerëson punën e drejtësisë së re.

    “Fushata e PS do ketë një mbyllje spektakolare. Besoj se njerëzit janë mbingopur nga gjuha e ashpër politike. Mua më intereson mënyra sesi PS e bën fushatën e saj dhe sesi mund të depërtojë në mendjen e qytetarëve, për problemet që ata kanë. Në lidhje me punën e SPAK, mund të themi se drejtësia e re po bën punë për të luftuar krimin elektoral”, përmbylli Kuko.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Deputetë djathtas Kandidatë për deputetë Korçë Politikë Romina Kuko
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Polici Edison Adri kthehet nga Italia, e viziton Skender Hita

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Polici Edison Adri kthehet nga Italia, e viziton Skender Hita

    September 9, 2026

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026

    Niko Peleshi takon ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa

    September 9, 2026

    Reforma territoriale, OSBE nga Pogradeci: Shqipëria e vendos vetë

    September 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.