Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Katundi, fshati i emigrantit të parë që po shkon drejt rrënimit

    Aktualitet October 13, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Emigrimi masiv dhe largimi i të rinjve është kthyer në një shqetësim social gjatë viteve të fundit, teksa mijëra të rinj kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit.

    Ky shqetësim e ka zanafillën që në fund të shekullit të 19-të.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Fshati Katund në Korçë, nga ku udhëtoi dhe emigranti i parë shqiptar, sot ky fshat vuan mungesën e rinisë, ndërsa në total kanë mbetur vetëm 4 familje.

    Fshati Katund, aty ku lindi e jetoi At Nikolla Kristofori, emigranti i parë shqiptar në Amerikë, i quajtur ndryshe Kolombi shqiptar sot është “shkretuar” dhe nën harresë. Rruga është e amortizuar dhe për të mbërritur në këtë fshat duhen 2 orë rrugë me kalë.

    Sot Katundi numëron vetëm 4 familje ndërkohë që dikur ka qenë një fshat i populluar e me tradita.

    Sipas banorit Gaqo Peno, “mallkimi” i këtij fshati nisi në demokraci, atëherë kur njerëzit nisën të emigronin në zonat afër qytetit.

    “Janë 4 familje po e këta qe janë, janë kështu, venë e vinë gjatë beharit, vendas pak janë, 4 familje që rrinë gjithmonë. Keq të vjen shumë se ka qenë një fshat me tradita të vjetra dhe një fshat i mirë nga ana ekonomike por pastaj në kohën e demokracisë përfunduan, shkolla nuk kish më se njerëzit ikën, telefona në atë kohë nuk kishte fare, rrugët u prenë s’kishim me çfarë shkonim, por më kryesorja ishte shkolla. E unë që ika për shkak të shkollës për fëmijën e vogël”,- u shpreh Gaqo Peno.

    Jetesa në Katund është e vështirë, kjo për shkak të largësisë nga qyteti. Në rast se dikush sëmuret banorët e fshatit u duhet ta transportojnë me barelë drejt Korçës apo Ersekës.

    “Në qoftë se një njeri do sëmuret e marrim me barelë, e çojmë në një fshat diku rreth 1 ore e gjysmë 2 orë me barelë, që ta çojmë në Korçë ose në Ersekë”,- tha Koço Dono një tjetër banor.

    I pyetur nëse ndonjë politikan ka shkuar ndonjëherë në këtë zonë një i moshuar i fshatit ironizon. Argëtimi? Vetëm rakia.

    “Jo s’ka ardhur ndonjëherë këtu. Është larg këtu nuk vijnë dot se u lodhen këmbët”,- tha Jani Dono

    Ndërkaq derisa sytë e pushtetit lokal të kthehen drejt këtij fshati me histori e traditë ky vend do të vazhdojë të vuajë rrënimin.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.