Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Turistët francezë zgjedhin Pogradecin dhe Juglindjen

    August 24, 2026

    Skënderbeu merr barazim heroik 2-2 me Vllazninë në Shkodër

    August 24, 2026

    Bismark shpëton Skënderbeun dhe synon titullin kampion

    August 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Kemi mungesa me Skënderbeun”, Ilir Daja: Për merkaton presim deri në mesnatë, më tej do shohim ndonjë lojtar pa kontratë

    Aktualitet February 1, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dinamo do të përballet me Skënderbeun në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Ky takim do të nisë nesër në orën 16:30, pikërisht në stadiumin “Elbasan Arena”.

    Ilir Daja ka folur para sfidës me korçarët. Trajneri i dinamovitëve deklaroi:

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Java e fundit e kampionatit, pavarësisht se ndesheshin mes tyre skuadra me diferencë pikësh dhe në pozicione të ndryshme, solli rezultate ndryshe nga ato që priteshin. Skënderbeu mbyll renditjen, por kjo nuk është në favor të Dinamos. Fakt është se nuk ka shumë diferenca në futbollin tonë.

    Nëse një ndeshje e merr me nënvlerësim, humbet po aq sa mund të marrësh kur je në nivelin maksimal. Çdo ndeshje vlen 3 pikë dhe nuk besoj se do të kemi asnjë shenjë euforie apo nënvlerësimi ndaj Skënderbeut, edhe pse mbyll tabelën e klasifikimit.

    Dinamo ka bërë mirë deri tani, jemi në pjesën e 4 skuadrave që janë shkëputur pak, por në lojë janë edhe shumë pikë. Nuk e shohim ndeshjen, nëse kundërshtari është i fortë, apo i dobët. Gjërat merren hap pas hapi dhe llogaritë do të bëhen në fund, sepse ka edhe shumë pikë.

    Nuk është vetëm një fjali që përdoret rëndom nga trajnerët, por është një periudhë me viruese e dëmtime. Ashtu si ne janë të gjithë ekipet e tjera dhe nuk dihet se çfarë ndodh në dinamikë gjatë zhvillimit të kampionatit.

    Kemi mungesa edhe me Skënderbeun, por ky nuk është aspak justifikim. Djemtë janë me këmbë në tokë dhe e kemi marrë seriozisht këtë ndeshje, si gjithë të tjerat. Lojtarët e dinë se ndeshjet nuk fitohen në letër, por duke dhënë maksimumin në fushë.

    Merkato? Të shohim deri në orën 12, nëse do të kemi ndonjë lajm të mirë, ndonjë dhuratë nga klubi për të forcuar ekipin. Më tej mund të shohim ndonjë lojtar pa kontratë, që mund të federohet”, u shpreh Daja.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Turistët francezë zgjedhin Pogradecin dhe Juglindjen

    August 24, 2026

    Skënderbeu merr barazim heroik 2-2 me Vllazninë në Shkodër

    August 24, 2026

    Bismark shpëton Skënderbeun dhe synon titullin kampion

    August 24, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Turistët francezë zgjedhin Pogradecin dhe Juglindjen

    August 24, 2026

    Skënderbeu merr barazim heroik 2-2 me Vllazninë në Shkodër

    August 24, 2026

    Bismark shpëton Skënderbeun dhe synon titullin kampion

    August 24, 2026

    Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pogradec

    August 24, 2026

    Mbledhja e PS në Pogradec, zbardhen diskutimet 7-orëshe të Ramës

    August 24, 2026

    Stadiumi i Korçës: Bashkia tenderon 2.8 milionë lekë për riparime

    August 24, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Turistët francezë zgjedhin Pogradecin dhe Juglindjen

    August 24, 2026

    Bismark shpëton Skënderbeun dhe synon titullin kampion

    August 24, 2026

    Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pogradec

    August 24, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Korça me bilancin më negativ në vend: 265 vdekje më shumë se lindje

    August 18, 2026

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.