Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Këndona një serenatë doktor”, si Ilir Koroveshi “tradhëtoi” pasionin e kitarës për bluzën e bardhë të mjekut

    Korçë November 15, 2024
    Screenshot
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Polena me një mozaik vlerash kulturore dhe historike nuk është e dëgjuar vetëm për karnavalet e famshme të saj. Fshati i njohur i Kprçës, si pjesë të trashëgimisë së vet ka edhe muzikën.

    “Polena s’ka patur instrumenta muzikore, por nëpër dasma këndonin pa orkestër. Si kori Lira edhe fshati ynë ka patur korin e vet që si të thuash ishte krijuar nga përvoja dhe trashëgimia” thotë Ilir Koroveshi, me profesion mjek, por që ka dy pasione të fshehta: atë të kitarës e serenatave dhe më të thekur akoma studimin e historikut të fshatit nga ka prejardhjen.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në këtë terren sa të vogël por edhe nxitës e ushqyes të Polenës, Ilir Koroveshi do përjetonte mbresat e para të emocioneve që përcillnin serenatat origjinale. Nisi të këndonte si tenor te miku i familjes, i mirënjohuri Gaqo Jprganxhi, dhe më pas si fëmijët e tjerë të asaj kohe frekuentoi grupin artistik te ish shtëpia e pionierit me profesor Gaqo Nano.

    “Një shoku im në klasën e pestë më kërkoi ta ndihmoja për detyrat e matematikës, por kur i pashë kitarën në shtëpi nuk më la sedra pa e gjetur një kitarë edhe unë. Ma dhanë te shtëpia e pionierit por pa tela dhe çelësa” kujton Ilir Koroveshi.

    Si të gjithë të rinjtë që në një moment vihen para dilemës se çfarë zgidhje duhet të bëjnë në jetë, Ilir Koroveshi doli nga udhëkryqi me vendimin për të vazhduar studimet e larta. Nuk e dëgjoi këshillën e shokut të klasës, muzikologut të ardhshëm e të njohur Pandi Bello që e ftoi të ndiqnin shkollën e muzikës. E “tradhëtoi” kitarën për bluzën e bardhë të mjekut.

    Një pjesë të karrierës së tij profesionale si mjek, në fillimet e tij Ilir Koroveshi e ka kaluar në Tropojë. U aktivizua atje në grupe artistike, dhe si natyrë e çlirët dhe i hapur me njerëzit krijoi një bashkëpunim me këngëtaren Fatime Sokoli e cila e ndihmoi të ushtrohej në pianon e pallatit të kulturës të Tropojës. Dhe në një koncert te ky pallat dëgjoi të thërrisnin nga salla: Doktor Iliri, këndona një serenatë! Ishte ky një lloj vlerësimi për korçarin që sillte diçka ndryshe në ambjentin e Tropojës.

    “I bie kitarës, i bie me nota dhe këndoj sa mundem në amjente shoqërore” thotë Ilir Koroveshi, i cili befason jo rrallë kur rrëmben mikrofonin dhe shfaq pasionin e tij të serenatistit.

    Çlodhja e preferuar për mjekun Ilir Koroveshi janë takimet që organizon me parenë e miqve të tij. Për vetë profesionin që ka dhe njohjet e shumta shoqërore e miqësore mund të organizonte shpesh të tilla, por Ilir Koroveshi tregohet sqimtar. Në parenë e tij ka si kusht që të pranishmit të mos pijnë duhan në amjent të brendshëm, dhe mbi të gjitha kushti kryesor që të mos krijojnë grindje por vetëm hare dhe këngë.

    E njeh edhe grupin e kitaristëve nga Devolli, për të cilët shprehet se ka admirim nga organizimi i tyre për të ruajtur traditën e serenatave. Siç e ka për krenari që me krijimtarinë e serenatave të Polenës është publikuar një album me këngë dhe ai ndihet me shpirt e interpretim pjesë e tyre.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Në Qilarin e Verës “Naço”, një kantinë artizanale e denjë për muze

    September 26, 2023

    Arjan Jaupllari, njeriu i ndereve të njerëzve të thjeshtë – PS e vendos në listë

    March 14, 2025

    Kush ishin motrat Qirjazi që hapën “Shkollë e Vashave” në Korçë  

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.