Zgjedhjet për Drejtuesit e Rinjtë të Këshillit Studentor në Universitetin “Fan S. Noli” për Periudhën 2024-2026
Në një proces të qetë dhe normal, studentët e Universitetit “Fan S. Noli” realizuan zgjedhjet për Presidentin e Këshillit Studentor dhe kryetarët e fakulteteve për periudhën 2024-2026.
Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave, Komisioni Institucional Studentor Zgjedhor shpalli rezultatet përkatëse. Si pasojë e këtyre zgjedhjeve, këta janë drejtuesit e rinj të Këshillit Studentor:
Fjorela (Fatos) Bajraktari shpallet President i Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli”.
Ina (Simon) Bala shpallet Kryetare e Fakultetit të Ekonomisë të Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli”.
Dhimitri (Nesti) Foto shpallet Kryetar i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane të Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli”.
Sara (Edvin) Maçolli shpallet Kryetare e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli”.
Joana (Vasil) Çako (Çobaj) shpallet Kryetare e Fakultetit të Bujqësisë të Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli”.
Këto zgjedhje shënojnë një hap të rëndësishëm për përfaqësimin studentor dhe angazhimin e rinisë universitare në jetën akademike.


