Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    December 8, 2025

    Pogradec: Kryebashkiaku takim me Këshillin Rinor, fokus te buxheti dhe projektet për të rinjtë në 2026

    December 8, 2025

    Parashikimi i motit për 8 dhjetor – Qarku Korçë

    December 8, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kico Blushi, 1943, kur lindi një shkrimtar e një artist

    Korçë August 26, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në këtë javë shënohet 80-vjetori i lindjes së shkrimtarit e skenaristit Kiço Blushi. Ai u nda nga jeta në vitin 2019 për shkak të një sëmundjeje të rëndë duke lënë pas një trashëgimi letrare, filmike dhe publicistike.

    Shkrimtari Kiço Blushi lindi më 23 gusht 1943 dhe sot do të kishte 80-vjetorin e lindjes së tij.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Është largimi dhe mungesa që në këtë ditë përkujtojmë shkrimtarin, skenaristin, gazetarin e guximshëm, kryeredaktorin e revistës letrare artiske “ Nëntori”, kryeredaktor i gazetës “ Koha Jonë”, përfaqësuesin në parlamentin shqiptar dhe në këshillin popullor të kryeqytetit, qytetarin e thjeshtë që dashuronte progresin jo vetëm të Korçës së tij të dashur e Tiranës ku jetoi e punoi, por të gjithë Shqipërisë e Kosovës.

    Por kjo vëmendje për ditën e lindjes së Kiço Blushit është në radhë të parë për veprat e tij të cilat zënë një vend të rëndësishëm në letërsinë dhe artin tonë kombëtar. Romani “Beni ecën vetë”, “Pajtoni i fundit”, “ Koka e prerë”, “ Mos” , filmat artistik me skenar të tij “Beni ecën vetë”, “ Koncert në vitin 1936” , “ Çifti i lumtur”, filmi historik monumental “ Nëntori i dytë” me regjisor Viktor Gika, muzikë kujtim Laro dhe bashkautor skenarist Kiço Blushi, Dhimitër Shuteriqi janë vepra të cilat dëshmojnë për vlera artistike të vërteta, janë vepra të cilat qëndrojnë në themel të artit tonë kombëtar, janë vepra artistike, historike të cilat gjithmonë do të pëlqehen dhe do të plotësojnë më mirë njohjen e një kohe, janë vepra letrare e artiske në të cilat shkrimtari, skenaristi ka skalitur personazhe historike dhe figura të vërteta jetësore

    Kjo skalitje prej mjeshtri ishte edhe bashkëpunimi e sidomos miqësia e respekti për artistët e filmit dhe teatrit shqiptar Sandër Prosi, Bujar Lako, Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Mario Ashiku, Rikard Ljarja, Viktor Zhusti, Mirush Kabashi, Bep Shiroka, Pandi Raidhi, Yllka Mujo, Herion Mustafaraj, etj.

    Ashtu si figurën e Ismail Qemalit apo të Luigj Gurakuqit në filmin “ Nëntori i dytë” Kiço Blushi dëshironte të kishte një ditë në filmin shqiptar edhe figurën e “ Ali Pashë Tepelenës” për të cilin shkroi romanin “Koka e prerë” në ditët e fundit në kështjellën e Liqenit të Janinës. Patjetër që trajtimi i figurës së Ali Pashë Tepelenës në film do të ishte interesant dhe me plot karakter, kjo edhe pse eksperienca e Kiço Blushit në trajtimin e temave e figurave historike ishte si rezultat i krijimtarisë së tij të vyer për emisionin e njohur të kohës “ Historia e popullit tonë në shekuj” të Radio Tiranës, një emision me informacion dhe figura historike i transmetuar gjatë viteve.

    Romani “ Koka e prerë” për të cilin kam realizuar disa tablo pikture 60×60 cm të cilat mund të shoqërojnë kapitujt e tij në një ribotim të afërt, por ky roman edhe mund të frymëzojnë kineastë për realizimin e një filmi historik sipas romanit të shkrimtarit dhe skenaristit Kiço Blushi.

    Ishte dëshira e tij ribotimi i romanit “ Beni ecën vetë” dhe shoqërimi i 30 kapitujve të këtij libri me 114 vizatime me ngjyra botuar nga SHBLSHeRE,Tiranë. Roman i cili tashmë është nga më të dashurit për fëmijët dhe plotëson në edukimin e tyre me dashurinë për natyrën, njohjen e fshatit, dashurinë për kafshët dashurinë për familjen, shokët e traditën patriotike.

    Për mua ishte një premtim i dhënë dhe një nder të cilin ma propozonte shoku dhe miku im i shtrenjtë Kiço të cilit gjithë herët në e-mailet e mija i drejtohesha “Vëllai im i dashur Kiço”.

    Libri i ribotuar doli në vitin 2021 dhe së bashku me “La Maison de l’Albanie” në Paris organizuam ekspozitën me 114 punime me ngjyra të cilat përfshihen në libër dhe promovimin e këtij ribotimi që u ndoq me interes nga dashamirësit e kësaj qendre kulturore. Është pikërisht shkrimtari Kiço Blushi që në takimin e parë në Paris i vuri edhe emrin hapësirës sonë kulturore pranë sheshit “Denfert Rochereau” shtëpia e Shqipërisë “La Maison de l’Albanie” dhe me kujdesin e tij shkroi në shtypin e Tiranës jo vetëm për këtë shtëpizë të vogël të kulturës por edhe për miqtë e tij ideator të ngritjes së kësaj qendre, ing. Gjergji Themeli, shkrimtarin Luan Rama, studiuesin e gjuhëve të vjetra mesdhetare Gjergji Leka, profesorin e gjuhës frënge në Universitetin e Parisit Agron Hasku dhe piktorin Zamir Mati.

    Së bashku ne ndoqëm ato ditë qëndrimi aktivitetet tona dhe pa tjetër ftuam Mira dhe Kiço Blushin në Takimin ndërkombëtar të balonave në qytetin Dieppe të Normandisë në muajin shtator 2014. Për mua dhe grupin tonë “Kites, Blue, Skay, Albania” Francë prania në fluturimin së bashku të tre balonave Kuq e Zi 1,20m x 130m të Mirës dhe Kiços ishte një ndër kujtimet më të pashlyera jo vetëm për kënaqësinë e këtij instalacioni emocionues, për nga ngjyrat tona kombëtare, midis formave dhe ngjyrave të një manifestimi madhështor ku merrnin pjesë balonistë nga më të shquarit botërorë…për mua ishte i njëjti emocion si shumë vite më parë kur Kiço Blushi vinte plot dëshirë në fushën e aviacionit të Tiranës të ndiqte fluturimet e para të kësaj loje dhe të shkruante në gazetën “ Zërin e Popullit” plot respekt e dashamirësi për këtë lojë simbol të pastërtisë, pranverës dhe lirisë. Është guximi i një qytetari, i një publicisti si Kiço Blushi i cili shihte në një lojë të thjeshtë më shumë se një lojë, është po ky guxim i cili në forume të rëndësishëm të partisë në pushtet të kërkonte lejimin, hapjen, zhvillimin ndaj traditave shekullore dhe si të vetmen mundësi të hapjes e lidhjeve normale me botën lejimin e hapjen e institucioneve fetare. Kiço kërkonte si gazetar por në radhë të parë si qytetar të shihte në qytete si Shkodra, Korça, Vlora me Nartën karnavalet si simbol të talljes me të keqen e të shëmtuarën por edhe si simbol i gëzimit qytetas

    KUJTIME ME NJË MIK

    Ishte në natyrën e tij respekti ndaj shokëve dhe familjeve të tyre, janë të pa harruara mbrëmjet e vitit të ri, mbrëmjet e gëzuara midis shokësh e shoqesh, eskursionet në vende të njohura historike apo vende të bukura të natyrës shqiptare. Ashtu si edhe tavolinat e zhurmëshme midis shokësh ditave të shtuna e të paqta e plot hare së bashku me bashkëshortet, shoqet e jetës.

    Së bashku me Astridën, Mirën dhe Kiçon kemi vajtur në Kosovë tek miqtë tanë Valdete dhe Eshref Qahili, kemi takuar piktoren qeramiste Blerta Suroi dhe jemi ndalur e kemi vizituar Qytetin ku u mblodh Lidhja e Prizrenit.

    Po, jemi ftuar edhe në Dardhë të Korçës këtij fshati magjepsës ku edhe unë kam kaluar qëndrime krijuese vite më parë, por ftesa ishte së bashku me miqtë tanë nga Kosova Valdeti mësuesja e gjuhës angleze dhe Eshrefi piktor dhe pedagog i akademisë së arteve Prishtinë.

    Në ardhjet e fundme në Shqipëri e kisha të vështirë të zgjidhja udhëtimet të cilat më propozonin “ dy vllezërit”, Ilir Mati dhe Kiço Blushi. Iliri tashmë një guidë turistike dhe ‘vëlla’ Kiço me Mirën që do më çonte të shihnimnë Fishtë të Lezhës. Do të më çonte gjithashtu në Korçë ku do të na prisnin vëllezërit e tij, do shkonim në Prespë në këtë kënd të Atdheut ku së bashku me Kiçon do të flisnim për bukurinë natyrore dhe të ardhmen e padiskutueshme të bregliqenit e zonës që e rrethon. Bisedat me Kiçon gjithëherët ishin të përziera me kujtime, me opinione edhe për politikë, me mendime të veprave të reja të shkruara prej shkrimtarësh apo realizuara prej artistësh.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Korçë – Procedime penale, arrestim dhe një person në kërkim për vepra të ndryshme penale në qark

    December 7, 2025

    Korçë–Pogradec: Procedime penale për kanosje, vjedhje arme dhe kalim të paligjshëm kufiri

    December 6, 2025

    Dënime të rënda për KF Iliria pas incidenteve ndaj lojtarëve të Skënderbeut

    December 6, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    December 8, 2025

    Pogradec: Kryebashkiaku takim me Këshillin Rinor, fokus te buxheti dhe projektet për të rinjtë në 2026

    December 8, 2025

    Parashikimi i motit për 8 dhjetor – Qarku Korçë

    December 8, 2025

    Korçë – Procedime penale, arrestim dhe një person në kërkim për vepra të ndryshme penale në qark

    December 7, 2025

    Kryebashkiaku Ilir Xhakolli pret në një takim zyrtar Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Korçë

    December 7, 2025

    Kapshticë – Arrestohet 36-vjeçari në kërkim, i ndaluar në hyrje të Shqipërisë nga Policia Kufitare

    December 7, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Dënime të rënda për KF Iliria pas incidenteve ndaj lojtarëve të Skënderbeut

    December 6, 2025

    Korça vlerëson 77 gjimnazistët më të mirë me Bursën e Ekselencës nga Bashkia

    December 5, 2025

    Reagon Skënderbeu pas dhunës në Fushë-Krujë: “Lojtarët tanë me shenja në trup, ndeshja nuk mund të vazhdonte”

    December 4, 2025
    Më të klikuarat

    Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, çelin sezonin e pyllëzimeve 2026

    December 7, 2025

    Korça drejt një drejtuesi të ri në Policinë e Shtetit – kandidat kryesor Uljan Shpataraku

    December 3, 2025

    Korçë – Procedime penale, arrestim dhe një person në kërkim për vepra të ndryshme penale në qark

    December 7, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.