Komuniteti rom i qytetit të Korçës ka protestuar ditën e sotme përpara gjykatës lidhur me akuzën e ngritur ndaj Dritson Kurtit, i cili rrezikon të dënohet minimalisht me 25 vite burg pasi kreu marrdhenie me një të mitur, me të cilën bashkëjetonte dhe solli në jetë një fëmijë.
Kryetari i kësaj shoqate Avni Kallo i ka kërkuar gjykatës së Korçës lirimin e 21 vjecarit pasi sipas tij, komuniteti rom e ka traditë martesën në moshë të reja.
“Po e mbajnë në burg të padrejtë. Ne e kemi traditë, e dimë ligjin, avash avash do rregullohet. Ne kemi që martohemi që në djep. Çfarë lindë, vajzë, çfarë linde djalë, do i fejojme. I bëj më dije gjykatës e prokurorisë të shkojë në familje se ka një çupë që e ka lindur tani. E ëma i ka vdekur, I ati e ka braktisur, gjykata të mendojë për komunitetin rom”- tha Avni Kallo.
Të njëjtën gjë kanë kërkuar gjyshja dhe bashkejetuesja e Dritson Kurtit.
“Ai është kryefamiljar, punonte ditë e natë e ushqente fëmijë e tij. E mbaj me pension 120, lindi fëmijën normal. Çfare drejtësi? Dua nipin. Të vërë dorën qeveria. E martuam me marrëveshje. Çfarë ka bërë? Ka vrarë, ke thërrur? Të gjendet drejtësia”- tha gjyshja e Dritsonit.
” Më ktheni burrin. Me lironi burrin!
Nuk me mori me dhunë, me mori me familjen time, po e mbani kot, ai rrugëve nuk me ka nxjerr, me mori të krijoj familje. As atësinë e fëmijës nuk kam. Gjykata ka kërkuar 25 vite burg. Aman ma lironi. Kaq dua. Shumë e vështira, pa bukë rrimë me shume. Unë një krah pune kishe, punonte ditë e natë”- u shpreh bashkëjetuesja e Dritsonit.
Një e afërme e 21 vjecarit është shprehur se edhe ajo është martuar në moshën 13 vjeçare dhe ka ndërtuar një familje të shëndetshme por nuk është dënuar për një gjë të tillë.
“Unë jam martuar 13 vjeç, bëra familje të shëndetshme. Rroj sj zonje. Po të vinte çupa 19 nuk e merte njeri. Fëmijët i Linda 16 vjeç, e mora me dashuri plakun, e kemi traditë, po shkoi çupa 17, po bëri 3 klasë e marrrin nuse. Nuk u dënova as unë as burri. Çfarë thua ti, po te vinte çupa 16 nuk e pyeste njeri”.
Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet me akuzën e “marrëdhënies seksuale me të mitur” dhe në bazë të kësaj akuze, 21 vjeçari rrezikon 25 vite burg.


