Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Korça drejt një modeli të ri turizmi – Bashkia dhe bizneset hartojnë strategjinë e qëndrueshme

    Aktualitet July 17, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një takim i rëndësishëm me fokus zhvillimin e turizmit u zhvillua sot në ambientet e Bashkisë Korçë, ku morën pjesë anëtarë të Komitetit për Zhvillimin Turistik, përfaqësues të bizneseve, institucioneve vendore dhe aktorë të tjerë lokalë. Takimi synonte të analizonte ecurinë e deritanishme të sektorit, të diskutonte sfidat që po përballet turizmi në rajon dhe të përvijonte hapat e ardhshëm drejt një modeli të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

    Në fokus të diskutimeve ishte analiza e potencialeve natyrore, kulturore dhe ekonomike të Korçës si destinacion turistik. Përmes metodologjisë SWOT, pjesëmarrësit identifikuan pikat e forta, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet që duhen adresuar për të ndërtuar një strategji të qëndrueshme, e cila e vendos turizmin si shtyllë kryesore të zhvillimit lokal.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Nevojitet një qasje e re, e menduar mirë dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin dhe biznesin lokal. Turizmi nuk është më vetëm sezonal, por duhet të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëvjetore,” u theksua gjatë takimit.

    Në përfundim, u ra dakord për hartimin e një plani konkret veprimi, i cili do të përfshijë nisma të reja për promovimin e Korçës, përmirësimin e infrastrukturës turistike, si dhe zhvillimin e produkteve të reja që ndërthurin trashëgiminë kulturore, natyrën dhe ofertën bashkëkohore për vizitorët.

    Bashkia Korçë konfirmoi edhe një herë se do të mbetet një partnere aktive dhe e hapur për dialog, në funksion të një turizmi me standarde, që gjeneron zhvillim ekonomik, punësim dhe një imazh të qëndrueshëm për qytetin dhe gjithë rajonin juglindor.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Bashkia Korçe kryesore slide strategji e re takim turizem i qemdrueshem zhvillimi i turizmit
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026

    Vapa ekstreme në Gjermani shkakton gati 10 mijë të vdekur

    August 1, 2026

    Zjarri në Mallakastër: Shpëtohen banesat, digjen 10 hektarë

    August 1, 2026

    Voskopoja: Nga qendra me shtëpi botuese e akademi te fshati i sotëm malor

    August 1, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026
    Më të klikuarat

    Kur Korça kishte pesë dogana dhe fluturime drejt Romës: harta e harruar industriale e qytetit

    July 30, 2026

    Banorët e Maliqit kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

    July 31, 2026

    Celular në qeli / Laert Haxhiu kapet sërish në burgun e Drenovës

    July 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.