Në bashkinë e Korçës u zhvillua takim me nënkryetarin e kësaj bashkie z. Kletjon Kita, si dhe me koordinatorin e caktuar për KQZ Shqipëri në këtë bashki.
U diskutua mbi masat që duhet të ndërmarrin institucionet publike të pushtetit vendor për krijimin e lehtësirave në proceset zgjedhore, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të personave me aftësi të kufizuara.
Pjesë e diskutimeve ishin dhe problematikat që shoqëruan procesin e zgjedhjeve të kaluara, cfarë vështirësisë hasi ky target grup dhe çfarë duhet të ndryshojë në zgjedhjet e ardhshme.