Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariateve në qarkun e Korçës kanë vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer arrestime dhe janë proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale.
Arrestime në flagrancë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Shpallje në kërkim:
Nga Komisariati i Policisë Maliq u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi P. L., 61 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit.
Procedime penale për vepra të tjera:
U proceduan penalisht:
Shtetasi Sh. G., për ndërtim pa leje.
Shtetasi E. K., 44 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shqetësimi”, kryer përmes telefonit dhe për motive të dobëta.
Shtetasi F. D., 41 vjeç, banues në Çiflig, pasi dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë) një 35-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.
Shtetasi K. K., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se goditi me grushta dy shtetas pas një konflikti të çastit.
Kalimi i paligjshëm i kufirit:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Korçë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj katër shtetasve për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”:
E. Xh., 39 vjeç, banues në Fier
A. Gj., 43 vjeç, banues në Rrëshen
P. J., 43 vjeç, banues në Maliq
Sh. S., 41 vjeç, banues në Elbasan
Ngjarje nga zjarri:
Më datë 05.07.2025, në fshatin Bulgarec, në banesën e shtetasit O. T., 46 vjeç, ka rënë zjarr, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia e Korçës vijon punën për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për vënien para drejtësisë të çdo personi që cenon ligjin.


