Dy të rinj nga Durrësi dhe Tirana po qakullonin me automjet në qytetin e Korçës , ku kishin dhe sasi lënde kanabis. Pas kontrollit dhe gjetjes së lëndës kanabis janë shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Arrestohet 1 shtetas dhe 1 tjetër procedohet në gjendje të lirë për veprën penale të mbajtjes së lëndës kanabis sativa.
–Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. E., 38 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muzakajt”, Korçë, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ushtruan në automjetin tip “Benz”, me drejtues 38-vjeçarin, gjetën një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në çantën e shtetasit H. H., pasagjer në këtë automjet, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar kanabis. Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


