Mesditën e sotme në qyetin e Korçës, një automjet ka përplasur mjetin e parkuar dhe si pasojë ka ngelur i plagosur një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur te “Pazari i Biçikletave” në qyetet.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.07.2023, rreth orës 10:50, në lagjen nr.6, Korçë, tek vendi i quajtur “Pazari i Biçikletave”, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin A. Q., ka përplasur një automjet tip “Ford” të parkuar, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori I. D., rreth 73 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


