Policia e Korçës ka vënë në pranga katër shtetas për shkelje të rënda të ligjit.
S. M., 21 vjeç, banues në Sovjan, u arrestua pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
E. Sh., 35 vjeç, nga fshati Tren, u arrestua pasi në gjendje të dehur humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, duke marrë vetë dëmtime.
M. L., 40 vjeç, nga Bulgareci, u ndalua pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Korçës.
Gjithashtu, nisi procedim penal për R. T., 76 vjeç, nga Vranishti, i cili u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.