Në një kohë kur vjeshta ka nisur korçarët nisin punën për të siguruar dru për dimrin. Ka prej tyre që i blejnë por ka edhe “fakirë” që nuk kanë të hanë bukë dhe i drejtohen kodrave për të siguruar drurin. Mirëpo kjo kategori personash janë edhe shënjestra e policisë, e cila nuk sheh kamionat por sëpatat.
Specialistët referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në malin Moravë, është konstatuar duke prerë dru në mënyrë të kundërligjshme. Gjatë kontrollit afër banesës së tij, u gjet një tjetër sasi drush, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.