Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar disa raste për ndjekje penale në Prokurori, në kuadër të hetimeve për shkelje të ndryshme ligjore.
Një 16-vjeçar është proceduar penalisht pasi drejtonte një automjet pa leje drejtimi dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Po ashtu, shtetasi M. R. u kap duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse dhe ndaj tij nisi hetimi për ndërtim të paligjshëm.
Ndërkohë, një 64-vjeçar nga Korça kallëzoi se i është vjedhur një pikturë e ekspozuar për shitje pranë banesës së tij, dhe policia po punon për identifikimin e autorit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan gjithashtu materialet në Prokurori për shtetasit E. Q., D. M. dhe A. G., të cilët akuzohen për “Kalimi të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


